6.1 C
Berne
dimanche 25/10/2026

Ne protestën e djeshme në Lozanën me 40.000 shqiptare aty dolen vetëm 400 megimtarë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Lausanne 4 tetor -Ne kryeqytetine kantonit të Vaudit në Lozanë (Lausanne) u zhvillua të një protestë e diasporës shqiptare në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së të dënuar verdiktin e Gjyktes special për krime lufte ne Kovoë  e cila ne vitin 2015 ishte votuar nga dy parti (PDKLKD) shqiptare, njofton gazeta zvicerane ne shqip LeCanton27.ch

Diaspora shqiptare nga mbare Zvicra u mblodhën ne Lozanë të protestojnë në mbështetje të UÇK-së.

Policia zvicerane redaksise se gazetes zvicerane ne shqip LeCanton27.ch sot i kane deklaruar se kjo proteste ku tuboi afro 400 mergimtare, kaloi pa asnje incident, për veq disa ankesave te policise ndaj disa proetestuesve. Do shtuar se në Lozane sot jetojne dhe veprojne rreth 40.000 shqiptare.

Sipas njoftimeve të organizatorëve, protestuesit u ftuan të merrnin me vete flamuj kombëtarë, emblema të UÇK-së dhe simbole kombëtare. Në tubim morën pjesë shqiptarë të brezave të ndryshëm, përfshirë familje me fëmijë, të rinj dhe të moshuar. Në shesh u panë flamuj kuqezi, simbole të UÇK-së dhe fotografi të ish-krerëve të UÇK-së.

Pankartat kryesore mbanin mesazhet:

“Drejtësi, jo politikë”
“Jo në emrin tim”
“Liri çlirimtarëve”

Gjatë fjalimeve, protestuesit kërkuan drejtësi dhe një proces gjyqësor të paanshëm, ndërsa shprehën kundërshtimin ndaj vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë.

Derniers articles