6.8 C
Berne
samedi 24/10/2026

Institucionet e Kosovës ne Zvicer po shprendajnë tekstet shkollora për femijet shqitarë në diaspore

Cyrih, 24 tetor -Në kuadër të angazhimit të vazhdueshëm për mbështetjen e mësimit plotësues në gjuhën shqipe,Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Cyrih,  ka realizuar shpërndarjen e teksteve shkollore për Lidhjen e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë (LAPSH) në Cyrih, të dedikuara për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e nëntë, njfton gazeta zvicerane në shqip LeCanton27.ch
Kjo mbështetje synon të kontribuojë në mbarëvajtjen e procesit mësimor, në përmirësimin e kushteve për mësimin e gjuhës amtare, si dhe në ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës, kulturës dhe identitetit kombëtar shqiptar te brezat e rinj të mërgatës.
Konsullata e Përgjithshme mbetet e përkushtuar ndaj bashkëpunimit me LAPSH-in dhe mbështetjes së vazhdueshme të nismave arsimore që kontribuojnë në ruajtjen dhe promovimin e gjuhës shqipe në Zvicër.

Ministria e Arsimit nga Prishtina siguroi mbi 7.000 tekste shkollore per nxenësit shqiptare ne Zvicer

Sipas gazetes zvicerane ne shqip LeCanton27.ch Kosova ka ndërmarrë një sërë masash për mbështetjen e mësimit të gjuhës shqipe në diasporë, përfshirë edhe Zvicrën. Madje, dokumentet zyrtare tregojnë se Kosova ka blerë dhe shpërndarë tekste shkollore për diasporën në mënyrë të vazhdueshme.

Për vitin shkollor 2026–2027, Ministria e Arsimit e Kosovës ka lidhur kontratë për blerjen e teksteve për diasporën për nivelin I, II dhe III, si dhe Abetaren me fletore pune. Vlera e parashikuar e kontratës ishte 120 mijë euro.

Për vitin 2025–2026, Ministria kishte zhvilluar një tjetër procedurë për blerjen e teksteve për diasporën, me vlerë të parashikuar 170 mijë euro.

Kosova e ka mbështetur shpërndarjen e teksteve për diasporën përmes Ministrisë së Arsimit dhe institucioneve të diasporës, ndërsa për Zvicrën ka pasur edhe angazhim të drejtpërdrejtë institucional me mësuesit dhe organizatat e mësimit plotësues.

Ka një rast të dokumentuar më herët, që tregon se Kosova ka dërguar tekstet drejtpërdrejt në Zvicër. Sipas një raportimi të vitit 2011, Ministria e Arsimit e Kosovës siguroi 7.000 tekste shkollore, nga të cilat 1.000 ekzemplarë ishin të destinuar për nxënësit e nivelit të parë në Zvicër. Shpërndarjen do ta bënin konsullatat e Kosovës në Zvicër në bashkëpunim me LAPSH-in.

Derniers articles