20.6 C
Berne
dimanche 4/10/2026

Policia zvicerane arreston shqiptarin (49) me 3 kg drogë… Furnizoi drogë për të paktën 20 klientë, transferoi të ardhurat në Shqipëri

Luzern, 4 tetor -Policia e Lucernës ka arrestuar një 49-vjeçar shqiptar të dyshuar për trafikim droge. Gjatë operacionit, autoritetet sekuestruan rreth 2.7 kilogramë kokainë dhe afërsisht 30 gramë heroinë, njton gazeta zvicerane ne shqip Lecanton27.ch duke ju referuar burimeve te policise kantonale te Luzernit (LU)

Arrestimi është kryer më 12 gusht në Emmenbrücke, pas hetimeve intensive të policisë së Lucernës. Sipas njoftimit të Prokurorisë, 49-vjeçari kishte hyrë ilegalisht në Zvicër në fillim të muajit gusht dhe dyshohet se kishte ardhur me qëllim të trafikimit të lëndëve narkotike.

Hetimet zbuluan se shqiptari kishte shitur kokainë dhe heroinë te të paktën 20 klientë para arrestimit. Një pjesë të të ardhurave nga aktiviteti i dyshuar kriminal, ai dyshohet se e kishte transferuar në një llogari bankare në Shqipëri.

Gjatë ndërhyrjes, policia sekuestroi rreth 2.7 kilogramë kokainë dhe gati 30 gramë heroinë.

Sipas autoriteteve, i dyshuari kishte qëndruar kryesisht në Zvicrën Qendrore, ndërsa hetimet e policisë çuan në identifikimin dhe arrestimin e tij në Emmenbrücke.

Rasti po hetohet nga Prokuroria Publike e Emmenit, e cila po drejton procedurën penale.

Autoritetet nuk kanë dhënë detaje të tjera mbi identitetin e të dyshuarit apo origjinën e saktë të drogës. I dyshuari konsiderohet i pafajshëm deri në një vendim përfundimtar të gjykatës.

Derniers articles