Bernë, 17 prill -Janë mbyllur punimet e Samitit të IV të « Diasporës » Shqiptare që u mbajt në Tiranë më 13–15 Prill, si dhe aktivitetet shtesë të Këshillit Koordinues të Diasporës që vazhduan edhe me datë 16 Prill. « ..zëri i diasporës sonë u dëgjua fuqishëm dhe u bë pjesë e diskutimeve për ndërtimin e strategjisë kombëtare 2026 – 2030. » ka thnene veprimtar njohur dhe biznmseni nderkombëtar Lazim Destani cili mori pjese ne kete takim ku muarën pjese mes me shum vendor se sa nga diaspora edhe pse samiti ne fjale u quajt i « diaspores ». shkruan gazeta zvicerane në shqip LeCanton27.ch
Aktivitetet e këtyre ditëve, ku u zhvilluan një sërë panelesh diskutimi e takime, ishin ngjarje ku zëri i diasporës sonë u dëgjua fuqishëm dhe u bë pjesë e diskutimeve për ndërtimin e strategjisë kombëtare 2026 – 2030. Të jesh mes bashkatdhetarëve nga e gjithë bota, të ndash ide, shqetësime dhe vizione — është një ndjenjë që të mbush me shpresë dhe përgjegjësi.
Ndër shumë takime pune me Ministra e Deputetë, si grup i KKD-së, patëm nderin e kënaqësinë të zhvillojmë takime me krerët e institucioneve të larta shtetërore e politike si, me Presidentin e Republikës, Z.Bajram Begaj, me Kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Z. Ilirjan Celibashi, me Kryetarin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve, Z. Skënder Gjinushi, me Kryetarin e PD-së, Z. Sali Berisha, e të tjerë.Në të gjitha aktivitetet dhe takimet, u theksua roli dhe rëndësia e diasporës shqiptare, potenciali i saj ekonomik e intelektual, si dhe mundësitë që diaspora ofron për zhvillimin e trojeve tona.
Në panelin e parë me temë „Diaspora mbarëshqiptare: A po bëjmë çfarë duhet bashkërisht?”, me pjesëmarrjen e Ministrit të Jashtëm, Hoxha, si dhe politikanëve shqiptar në Kosovë, Maqedoninë e Veriut e Mal të Zi, në emër të Këshillit Koordinues të Diasporës, ndër të tjera kërkova që diaspora të ketë vende të rezervuara në parlamentet tona. Besoj fuqishëm se diaspora meriton ta ketë zërin e saj aty ku merren vendimet. Kjo nuk është vetëm një çështje përfaqësimi, por një hap i rëndësishëm për ta bërë demokracinë tonë më të plotë dhe më gjithëpërfshirëse. Këtë çështje e diskutuam edhe në takime të veçanta me përfaqësues të lartë institucionalë, dhe me kënaqësi vura re se u prit me interes dhe seriozitet.
Gjatë Samitit, morëm pjesë dhe ndoqëm edhe shumë panele të tjera ku u zhvilluan diskutime për sportin, kulturën, artin, gjuhën shqipe, si dhe takuam e biseduam me mjaft miq nga diaspora jonë në mbarë botën.
Diaspora shqiptare është pjesë rëndësishme e kombit tonë, është forcë që duhet vlerësuar dhe përfshirë gjithnjë e më shumë në të gjitha proceset kombëtare.
Faleminderit të gjithëve për energjinë, përkushtimin dhe kontributin e gjithsecilit!


