18.5 C
Berne
mardi 30/04/2024

Ky eshte krimineli serb (miku i Vucicit) i kerkuar nga Interpol per sulmin terrorist ne Kosove (Foto)

Lion, 22 shkurt -Organizata Ndërkombëtare e Policisë (Interpol) ka lëshuar një urdhër arresti për nje serb ekstremist qe deri dje idhte politikan ne Kosove e sot terroriste. Ky eshte Milan Radoiçiq foton e te cilit e ka siguruar gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch nga Interpol, i cili udhëhoqi grupin e armatosur serb që u përlesh me policinë kosovare më 24 shtator, duke shkaktuar tensione ekstreme në kufirin mes dy shteteve.

Sipas Interpol jane keta persona të armatosur serbë etnikë të akuzuar se sulmuan një fshat vitin e kaluar në veri të Kosovës dhe u ndeshën me policinë në një shkëmbim zjarri, i cili la katër të vdekur, tha të premten ministri i Brendshëm i Kosovës.

Sipas gazetes zvicerane Le Canton27.ch, me 24 shtator te vitit te kaluar, policia tha se rreth 80 persona të armatosur hynë në Kosovë nga Serbia me automjete të blinduara dhe u barrikaduan në një manastir ortodoks serb afër fshatit Banjska, nga ku ata sulmuan policinë, duke vrarë një oficer shqiptar Afrim Bunjakun.

Tre persona të armatosur u vranë gjithashtu dhe pjesa tjetër u arratis në Serbi në këmbë nëpër male, duke lënë makina të ngarkuara me armë, municione dhe eksplozivë.

Ministri i Brendshëm Xhelal Svecla per Reuters tha se Interpoli ka informuar se të gjithë të dyshuarit për sulmin në Banjskë janë shtuar në fletarrest.

Mediat lokale kanë raportuar se lista përmban emrat e 19 personave, duke përfshirë liderin e grupit Milan Radoicic, një ish politikan i lartë serb i Kosovës i cili pranoi publikisht se kishte marrë pjesë në përleshjen me armë.

Të gjithë të dyshuarit janë në Serbi.

“Ky është një hap i rëndësishëm dhe si i tillë ka efektin e tij të plotë kur Serbia, e cila po i strehon dhe akomodon këta terroristë, do t’ua dorëzojë autoriteteve tona për t’u përballur me drejtësinë”, tha Svecla në një deklaratë në Facebook, citon Le Canton27.ch

Kosova fajëson Serbinë se qëndron pas shkëmbimit të zjarrit, por Beogradi i ka mohuar këto akuza.

Rreth 50,000 serbë që jetojnë në veri të Kosovës nuk i njohin institucionet e Prishtinës dhe e shohin Beogradin si kryeqytetin e tyre. Ata janë përplasur shpesh me policinë e Kosovës dhe paqeruajtësit ndërkombëtarë, por dhuna e shtatorit të kaluar ishte më e keqja që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.

Derniers articles

Mediat botërore: Pse të rinjt po ikin nga Shqipëria masivisht, më shumë se nga vendet që janë në luftë?!..

Një kandidate për integrimin europian prej gati dhjetë vitesh, Shqipëria është e etur për tu bashkuar me klubin e njëzet e shtatë të BE-së....

Dy motra zvicerane me flamurin e Shtetit Islamik, planifikuan një sulm kundër OKB-së

Gjenevë/UN, 30 prill - Dy të pesëdhjetat nga Vaud do të gjykohen më 7 maj nga Gjykata Penale Federale në Bellinzona, Ticino. Ata akuzohen...

Ky është shqiptari më i moshuar në Zvicër me 100 vjet, kurse “Skenderbeu” i tij në Gjenevë i bëri 27 vjet « azil » në Zvicër!...

Profesor Astrit Leka, autor i vepres se bustit te Skenderbeut ne Gjenevë në bisede me redaktorin e gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch Nefaiol...

Kreu i Komunitetit musliman shqiptar në Zvicër, imam Mehas Alija dënon dëmtimin e bustit te Skënderbeut në Gjenevë

Bernë, 29 prill -Te pemtene  kaluar në orët e vona është dëmtuar busti i heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu që ndodhet në Gjenevë, buzë...

Ja cfarë rrezikon teniseri serb Gjokoviç pas deklaratës së tij për Kosovën. Mund të « kapitulojë » karriera e tij në sport, sikur Serbia ne vitin...

Bernë, 29 prill -“Kosova është zemra e Serbisë – ndaloni dhunën”... Këto fjalë të shkruara nga Novak Gjokoviç në objektivin e kamerës pas fitores...