11.2 C
Berne
lundi 6/05/2024

Kryeministri Kurti futbollistëveve kosovare: E di se me Zvicrën e keni më vështirë

Berne, 5 shtator -Te shtunen e ardhshme, me 9 shtatorit, do të zbresë në fushë, në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës, kombëtaren dardane dhe Zvicrën, në sfidën e vlefshme për kualifikueset e kampionatit europian, “Euro 2024”.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti në shoqëri të ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe zv/ministres Daulina Osmani kanë qëndruar sot për vizitë në kampin e Kombëtares së Kosovës në hotel “Emerald”.m, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Cantin27.ch

Presidenti Agim Ademi duke e falënderuar të parin e ekzekutivit për vizitën ka shprehur mirënjohjen e tij në emër të FFK-së për mbështetjen që institucionet shtetërore po i japin ekipit kombëtar dhe në përgjithësi futbollit të Kosovës.

“Kryeministri është motivues i madh dhe është njeri i aksionit, prandaj e kemi parë të arsyeshme që ai si kreu i qeverisë të vjen sot për vizitë dhe të japë mesazhin e tij frymëzues për të ecur përpara së bashku”, ka thënë presidenti Ademi, citon Le Canton27.ch

Ndërkaq, kryeministri i Republikës ka falënderuar futbollistët dardanë dhe stafin e kombëtares në përgjithësi për punën e mirë dhe për emocionet e papërshkrueshme që i japin popullit të Kosovës.

“Ju vazhdimisht në ndeshjet e kaluara na keni sjell emocione por ethe. Janë emocione të paharrueshme dhe gëzime të cilat na mbajnë optimistë për të ardhmen. Ju dëshiroj shumë sukses në dy ndeshjet në vijim. E di se me Zvicrën e keni më vështirë edhe për arsye objektive.

Derniers articles