18.5 C
Berne
mardi 14/05/2024

Kosova, asnjë c’njohje qe tre vjet. Sukseset e radhës: Pas 20 vitesh, liberalizimi i vizave. Izraeli, Emiratet, Spanja njohin pasaportën. Pritet anetaresimi ne KE 

Kosova, asnjë c’njohje qe tri vite. Sukseset e radhës: Pas 20 vitesh, liberalizimi i vizave. Izraeli, Emiratet, Spanja njohin pasaportën. Pritet anetaresimi ne KE. Kosova drejt anetaresimit ne NATO dhe OKB…

 

Në pak javë, Kosova pritet të shënojë vitin e saj të 16-të si shtet, mirëpo në tre vjetët e fundit shtetësia e saj nuk është njohur nga asnjë vend. Kosova, asnjë c’njohje qe tre vjet. Edhe ky eshte nje sukses i diplomacise kosovare, kur dihet se para vitit 2020 kishte nje ser c’njohjesh,  Sukseset e radhës: Pas 20 vitesh ndodhi liberalizimi i vizave. Izraeli, Emiratet, Spanja njohin pasaportën. Pritet anetaresimi ne KE, shkruan gazeta zvicerane në shqip Le Vanton27.ch

Shfrytëzimi i liberalizimit të vizave për krijimin e raporteve diplomatike dhe ndihma e aleatëve për lobim, janë dy nga to.

Izraeli ka qenë vendi i fundit që e ka njohur pavarësinë e Kosovës (4 shtator, 2020)  të shpallur më 17 Shkurt të vitit 2008.

Para saj, shteti i fundit që e ka njohur Kosovën, ka qenë Barbadosi në vitin 2018.

Në listën që ka të publikuar Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë në ueb-faqen e saj, figurojnë 117 vende që e njohin Kosovën.

Shteti më i ri në Evropë vazhdon të mos njihet nga dy fqinjët e tij rajonalë, Serbia – e cila me Kushtetutë vazhdon ta konsiderojë si pjesë të veten – dhe Bosnje e Hercegovina, si dhe nga pesë shtete anëtare të Bashkimit Evropian: Spanja, Sllovakia, Qiproja, Rumania dhe Greqia.

Kjo, me gjithë faktin se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka konstatuar në vitin 2010 se pavarësia e Kosovës “nuk bie ndesh me ligjin ndërkombëtar”.

Me vite, Serbia ka qenë e angazhuar në një fushatë kundër njohjes së Kosovës apo për çnjohje të saj. Edhe pse autoritetet atje kanë thënë se kanë arritur t’i bindin disa vende për t’i tërhequr njohjet e Kosovës – në mesin e tyre: Surinami, Burundi, Liberia, Ishujt Solomon etj. – autoritetet e Kosovës nuk kanë konfirmuar ndonjë çnjohje.

Kosova, asnjë c’njohje qe tre vjet. Edhe ky eshte nje sukses i diplomacise kosovare, kur dihet se para vitit 2020 kishte nje ser c’njohjesh,  Sukseset e radhës: Pas 20 vitesh ndodhi liberalizimi i vizave. Izraeli, Emiratet, Spanja njohin pasaportën. Pritet anetaresimi ne KE, shkruan gazeta zvicerane në shqip Le Vanton27.ch

Si mund të ndikojë liberalizimi i vizave në njohje?

Alejandro Esteso Perez, analist dhe studiues i politikave të Ballkanit dhe zgjerimit të BE-së, thotë për Radion Evropa e Lirë se me liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës “diçka mund të lëvizë”.

“… sepse, mbajtësit e pasaportave të Kosovës do të mund të udhëtojnë pa viza në shumicën e këtyre vendeve [të BE-së] dhe kjo do të ketë ndikim në lidhjet ndërpersonale dhe lidhjet ndërmjet Kosovës dhe vendeve mosnjohëse të BE-së, veçanërisht në nivel social dhe kulturor”, thotë Perez, i cili ligjëron në Universitetin Complutense të Madridit.

Sipas tij, liberalizimi i vizave është një pikënisje e mirë për ta bërë një hap më tej dhe “për t’i forcuar ose, në disa raste, për t’i vendosur lidhjet diplomatike dypalëshe”.

Nga 1 janari i këtij viti, qytetarët e Kosovës kanë fituar të drejtën e udhëtimit pa viza në atë që njihet si zona Schengen dhe përbëhet prej 27 shtetesh evropiane. Vetëm pak ditë më vonë, më 6 janar, Spanja ka njoftuar se do t’i njohë pasaportat e Kosovës.

Sipas tij, “zbutja” e Spanjës karshi pasaportës së Kosovës ka dëshmuar se vendet mosnjohëse, mund t’i ndryshojnë politikat ndaj Kosovës.

Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës në maj të vitit 2022 dhe po atë vit, në dhjetor, ka aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Pasi Rusia ka nisur pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, në shkurt të vitit 2022, në Kosovë kanë thënë se i kanë shtuar përpjekjet për anëtarësim edhe në NATO.

Vendi tashmë është anëtar i disa organizatave ndërkombëtare – në mesin e tyre: Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Komiteti Olimpik, Federata Evropiane e Futbollit dhe Federata Botërore e Futbollit.

Derniers articles