9.8 C
Berne
vendredi 17/05/2024

Ish-Presidenti i Kosoves Pacolli nga Samiti i Romes uron kryeministrin e ri shqiptar te RMV

Rome, 29 janar -Zgjedhja e Talat Xheferin ne krye te Qeverise se Republikes se Maqedonise eshte mirepritur edhe jashta kufijve te kesaj republike ish-Jugosllave.

Nje urim i shkon Xheferit nga Roma, rrespektivisht nga ish-shefi i diplomacise kosovare Begjet Pacolli i cili po merr pjese ne dsamitin Afroko-italian.

“I nderuar kryeminister Xhaferi, pranoni urimet tona ne krye te Qeverise se Republikes se Maqedonise Veriore. Zgjedhja e juaj në krye të qeverisë teknike të Maqedonisë së Veriut eshte historike. Nominimi i juaj ne kete post jo vetem se na ben krenar, por eshte edhe nje rikonfirmim se tashme shqiptarët ne ballkan dite e sa vie po deshmohen se jane l faktor i rëndësishëm i paqes dhe stabilitetit ne rajon..” thuhet ne fillim te urimit qe z.Pacolli permes gezetes zvicerane ne shqip i Le Canton27.ch i ka derguar kryeministrit Xhaferi.

Njekohesisht sipas Pacollit “Zgjedhja e nje shqiptari ne krye te Qeverise se RMV flet per nje vend me perspektive pro evropiane dhe se popujt ne ballkan, dine dhe munden të bashkëpunojnë në mënyrë harmonike ndëretnike duke i kontribuar dhe avancuar bashkarisht paqes dhe stabilitetit ne rajon..”

“Evropa keshtu na pranon, te bashkuar dhe ne harmoni. Zgjedhja e Xhaferit ne krye te Qeverise se RMV te mbetet model dhe shembull per vebdet diktatiriale dhe ato qe diskriminojne popujt tjere..” thuhet ne fund te urimit te .Pacollit derguar kryeministrit te ri dhe te trete shqiptare ne ballkan, Arber Xhaferit.

Derniers articles