10 C
Berne
vendredi 17/05/2024

Këshilli Koordinues i Diasporës përshëndet zgjedhjen e Talat Xhaferit, si kryeminister i parë shqiptar ne RMV

Berne, 29 janar -Këshilli Koordinues i Diasporës me shumë krenari përshëndet zgjedhjen e kryeministrit të parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut, z.Talat Xhaferi, njofton gazeta zvicerane Le Canton27.ch

Zgjedhja historike e zotit Talat Xhaferi në krye të qeverisë teknike të Maqedonisë së Veriut rikonfirmon faktin e padiskutuar se shqiptarët janë një faktor i rëndësishëm i paqes dhe stabilitetit, se dinë e munden të bashkëpunojnë në mënyrë harmonike ndëretnike si dhe evidenton kontributin e jashtëzakonshëm në integrimin e Maqedonisë së Veriut në familjen europiane.

Njëzëri anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës i shprehin urimet më të përzemërta për një mandat të suksesshëm kryeministrit Talat Xhaferi .

***

The Coordinating Council of the Diaspora warmly congratulates the appointment of the first Albanian Prime Minister in North Macedonia, Mr. Talat Xhaferi.

The historic election of Mr. Talat Xhaferi at the helm of the technical government of North Macedonia reaffirms the undisputed fact that Albanians are an important factor for peace and stability, demonstrating their ability to cooperate harmoniously across ethnic lines. It also highlights their exceptional contribution to the integration of North Macedonia into the European family.

The members of the Coordinating Council of the Diaspora sincerely extend their heartfelt wishes for a successful term to Prime Minister Talat Xhaferi.

Derniers articles