22.5 C
Berne
samedi 10/06/2023

Imami shqiptar ne Zvicër uron Fiter Bajramin

Imam Mustafë Memeti, Berne

Bernë, 13 maj -Imami i njohur shqiptar në Zvicër me origiine nga Presheva  ish kryetari i Bashkësisë Islame Shqiptare të Zvicrës, Mustafë Memeti, me rastin e festës së Fitër Bajramit u ka uruar të gjithë myslimanëve këtë ditë feste pas një muaji agjerim. Ai permes gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch ka uruar shqiptaret dhe komunitetin musliman ne Zvicer me rastin e Fiter Bajramit!

Esselamu alejkum

Në emrin tim, të qendrës islame në kryeqytetin e shtetit helvetik dhe në emër të Forumit koordinativ të organizimit të jetës fetare e shfrytëzoi rastin të gjithve besimtarëve të konfesionit islam përzemrisht ua uroi festën e madhe të Fitër Bajramit.

Pas një muaji ku ndërlidhen rezistenca, përkushtimi, ndërgjegja, vetëdijesimi dhe sakrafica duke manifestuar një unifikim konstruktiv mes botës fizike dhe metafizike, përgjatë një muaj pa ndërperë siç ishte ky muaj i bekuar, dhe në përfundim edhe neve si të gjthë myslimanët anekand botës festojmë Fitër Bajramin. Urojmë dhe përgezojmë të gjithë ata që në këtë ditë mbështesin nevojtarët që gjinden pranë tyre, dhe angazhohen me përkushtim dhe ndërgjegje për një shoqëri të barabartë e solidare.

Filozofia e muajit të agjërimit duhet të jetë shembulli i angazhimit dhe sakraficës për një shoqëri inovative këtu në shtetin helvetik dhe gjithandej në rruzullin toksor, kurse akceptanca, toleranca, respekti reciprok dhe dashuria që e karakterizojnë festën e Fitër Bajramit të jenë vlera të përhershme të komunitetit tonë shqiptar këtu në Zvicër dhe mbarë njerëzimit.

Gëzuar Fitër Bajramin të gjithë vëllezërve dhe motrave me urimet më të përzemerta për sa më shumë harmoni dhe begati në familjet tuaja. Edhe njëherit e lus krijuesin, Zotin e gjithësisë, të pranojë nga ne agjërimin dhe të gjitha kontributet e afruara gjatë muajit të Ramazanit.

Me respekt

Hoxhë Mustafë Memeti

Derniers articles

Ismajl Kadare: Tirana dhe Prishtina duhet jo vetëm të shqetësohen, por të veprojne me shumë për shqiptaret e diskriminuar në Luginën e Preshevës

EKSKLUZIVE - Prishtinë, 8 qershor -Shkrimtari yne i njohur me renome botërore, z.Ismajl Kadare po merr pjesë në edicionin e 23-të Panairit të Librit...

Stano nga BE ja ben « dardhe » Edi Ramës rreth nje far drafti të tij për Kosovën. Brukseli i përgjigjet Ramës se « Falemnderit, por ne...

BE vlerëson kontributin e Shqipërisë, por për Asociacionin vetëm në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë Lidhur me përgatitjen e draft-statutit për Bashkimin e...

Ish-komandanti i NATO-s, gjenerali Wesley Clark në Prishtinë: Ështe e drejtë e Kosovës që të forcojë sovranitetin e saj dhe të kontrollojë veriun si...

Prishtinë, 9 Ish-komandanti i NATO-s, gjenerali Wesley Clark, ne bisede me redaktorin per marëdhënie nderkombëtare te gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch ka thënë...

Nefail Maliqi: Me Vokrrin ne seline e UEFA-s, punuam bashk me vite te tera derisa ja arritem qellimit. Ai mbetet ambasador i futbollit kombetar...

Para pese vitesh (3 maj 2016) gazetari yne Nefail Maliqi kumton lajmin i pari nga selia e UEFAs, rrespektvisht nga Asambleja e Pergjtishme e...

Pas terrorit në Serbi kundër fëmijeve, vazhdon në Francë. Terroristi me kryq n’qafe Abdalmasih H. bërtiti « Në emër të Jezu Krishtit », pasi masakroi fëmijet...

Gjeneve, 9  qershor -Katër fëmijë, në veçanti, u plagosën me thikë gjatë një sulmi, të enjten, 8 qershor, në Annecy (Haute-Savoie). Pas terrorin kunder...