0.4 C
Berne
mercredi 7/12/2022

Thirrje organeve drejtuese për luftën kundër varfërisë!

Demokracia ekziston aty ku askush nuk është aq i pasur sa të blejë dikë tjetër dhe askush aq i varfër sa për t´u shitur (Rousseau)
Shkruan Silvana BEGAJ
Detyra themelore e një shteti është garantimi i një jete dinjitoze për shtetasit e tij. Fokusi i cdo qeverie, pushteti, duhet patjetër të përfshijë shtresat në nevojë duke quajtur të tillë cdo të papunë, të sëmurë, me aftësi ndryshe, pensionistët etj ,përndryshe nuk kryhet thelbi i punës për të cilën është votëbesuar.
Sot, 600 mijë qenie njerëzore janë në prag të minimumit jetik. 600 mijë jetë,600 mijë dinjitete njerëzore të nëpërkëmbura e të trajtuara pa respekt.
15% e familjeve shqiptare jetojnë në varfëri të plotë dhe vetëm 7% prej tyre marrin ndihmë ekonomike. Edhe kjo pjesë merr një ndihmë ekonomike turpëruese e cila shkon nga 37 mijë lekë deri në 45 mijë lekë në pjesën më të madhe.
Shoqëria duhet të jetë kontributor për këtë kategori edhe pse është shteti dhe qeveria me autoritetin që i buron nga ligji të bëjë shpërndarjen e drejtë të kontributit financiar. Qeveritë ndër vite, në fondet e shpërndarjes së të ardhurave kanë dështuar në këtë sipërmarrje për t´u ardhur në ndihmë familjeve në nevojë duke e zhytur vendin në këtë errësirë.
Ne ende sot pas 30 vitesh sistem pluralist nuk kemi një përcaktim të detajuar dhe real të minimumit jetik,bazën për një jetë minimale dhe dinjitoze të shtresave në nevojë duke i lënë në mëshirë,varfëri dhe skamje.
Duhet patjetër të llogaritet dhe minimumi jetik për fëmijët i cili as nuk është zënë në gojë nga politika e as nuk po planifikohet për të ardhmen.
Minimum jetik është shumatorja financiare e një numëri produktesh ushqimore për konsumim që realizojnë minimumin e mbijetesës dhe ruajtjen e shëndetit të popullatës duke shtuar këtu dhe një numër artikujsh jo ushqimor bazik minimal për të përmbushur shërbimet e nevojshme.
Sot, minimumi jetik është llogaritur 2 dollarë në ditë
A është i mjaftueshëm ky 2 dollarë në vendin tonë? Përse nuk është ndërmarrë asnjë studim nga INSTAT apo nga qeveria duke e lënë këtë problem të hap më shumë plagë shoqërore?
Unë mendoj se: paftësitë ,arroganca dhe padrejtësitë e qeverive, mosndjeshmëria njerëzore dhe moszbatimi kushtetutes për një jetë dinjitoze nuk janë në fokus të tyre sepse interesat personale zotërojnë dëshirën e absurdes dhe sepse ende nuk kemi mekanizma ligjorë detyrues për këtë.
Qeveria jep 2 miliard euro për koncesione dhe nuk kujdeset për shtresat në nevojë. Pse të duam një qeveri të tillë që përvec kësaj ka reduktuar dhe numrin e familjeve që marrin ndihmë ekonomike?
Por përse duhet saksionuar minimum jetik?
Është detyrim kushtetues dhe i të drejtave njerëzore,
Është pika ku pragu i pensioneve dhe i pagave minimale do ketë mundësinë e shtimit dhe vetë tregu do të gjej mundësinë e vetrregullimit,
Ulet niveli i varfërisë dhe skamjes,
Rritet fuqia blerëse dhe fuqizohet tregu,
Rritet dinjiteti njerëzor dhe mundësia më e mirë për të mbijetuar,
Qeveria mund të operojë dhe në mënyra alternative në ndihmë të kësaj kategorie:
Uljen e energjisë elektrike për këto familje sipas masës dhe përqindjes së caktuar e të rregulluar me ligj, Uljen e çmimit për transportin publik si tarifë ose falas,
Disa shërbime bazike financiare si përshembull pagesën e një përqindjeje të caktuar të qerasë së banesës etj.
Shteti duhet të pajisi me numra personal këdo dhe të ketë detyrim pasqyrën financiare për këdo që në fund të vitit të përllogariten të ardhurat familjare dhe individuale dhe në bazë të kësaj të përcaktohen ndihmat dhe kushtet për marrjen e tyre dhe të mos lihen në dorë të abuzimeve apo dëshirave të komunave dhe administratës.
Pa minimumin jetik jemi shumë larg dinjitetit njerëzor, do vazhdojmë të kemi probleme sociale të rënda dhe cdo pasojë që vjen prej saj.
Sepse jeta nuk është vetëm të marrësh frymë dhe të presësh pa shpresë për një ndryshim që nuk vjen kurrë! Sepse jeta nuk jetohet duke lejuar blerjen tuaj vetëm ditën e votimeve.
Unë, ju, familjet tuaja, Ne sëbashku meritojmë dhe na takon më shumë. Sepse për një jetë dinjitoze duhet një luftë dinjitoze! Dhe në një luftë të tillë nuk shitet e drejta duke pranuar të shitet e ardhmja.

Derniers articles

Rama te ndal urgjent dhunen politike dhe fizike mbi lideret shqiptar?!

Shkruan: Jola HYSAJ Deklarimet në media të një sërë aktorësh kryesorë politikë që shprehen në një farë mënyre kundër aktit te dhunes ndaj kreut te...

Sonte në orën 20:00: Zvicra–Portugalia, ndeshje historike. Ne vijen e pare te « frontit » Shaqiri dhe Xhaka

Bernë, 6 dhjetor -Ky është një ndeshtje dhe rast historike! Zvicra mund të arrijë një çerekfinale të parë të Kupës së Botës që nga...

Dështon atentati i bandave te Edi Rames ndaj liderit te shqiptareve Sali Berisha. « Lirojeni agresorin, autori është ulur në samit », tha Berisha

Një person ende i pa identifikuar ka sulmuar Sali Berishën gjatë marshimit të tij në protestë. Ai menjëherë është neutralizuar nga truprojat. Ende nuk dihet...

Bandat kriminale te Edi Rames pergjakin samitin e BE-se ne Tiranë. Vuçiçi në Tirane, shqiptari vritet në burgun e Beogradit. Presidentja shqiptare dr.Vjosa...

Tiranë, 6 dhjetor Samiti BE-Ballkani Perëndimor sot u mbajt në ambientet e Pallatit të Kongreseve. Për mbarëvajtjen e tij, një pjesë e akseve rrugore janë...

Një shqiptar gjendet i vdekur në burgun e Beogradit. I ndjeri në trup mbante tatu figurën e Adem Jasharit dhe Skenderbeun

Oslo, 5 dhjetor -Trupi i nje shetasi norvejgez me origjine shqiptare eshte gjetur i vdekur ne burun e kryqyteti serb ne Beograd, njfton gazeta...