8.7 C
Berne
vendredi 11/10/2024

Këngëtari shqiptar tregon si i propozoi aktores turke

Bertan Asllani, këngëtari shqiptar i cili jeton prej vitesh në Turqi, muajin e kaluar i propozoi për martesë aktores, Hazan Senel. Përmes një fotoje në Instagram, ai na tregoi një moment nga dita e propozimit.

“Bashkë deri në fund” shkruan këngëtari poshtë fotos.

Bertani dhe Hazan u njohën në xhirimet e serialit « Pis Yedili » dhe janë bashkë prej 7 vitesh.

I ftuar ne “Wake up” ai tregoi dhe disa detaje të tjera nga propozimi.

« Kemi 7 vite me Hazall. Plani ishte për një propozim në Paris, por pandemia nuk na lejoi. Ishim te një restorant në një darkë speciale. Me thënë të drejtën nuk jam njeri romantik, por gjithçka erdhi natyrshëm. Mbi të gjitha unë e Hazalli jemi shumë shok të mirë kështu që menduam të jemi gjithë jetën bashkë », u shpreh Bertani.

Një tjetër detaj shumë  i rëndësishëm është se ata kanë vendosur të bëjnë dy dasma për të kurorëzuar dashurinë e tyre.

Derniers articles