8.7 C
Berne
lundi 20/04/2026

Sipas OKB-së, Islami do jete feja më e madhe në botë pas vitit 2050 (Islam spreads rapidly) kurse numri i te pafeve do te zvogëlohet

Bota po riformësohet. Deri në vitin 2050, myslimanët do të jenë pothuajse aq të shumtë sa të krishterët në mbarë botën, dhe përqindja e njerëzve pa fe do të ulet, sipas një studimi amerikan të publikuar këtë të enjte.

Islami përhapet me shpejtësi (Islam spreads rapidly)

Sipas Qendrës Kërkimore Pew (Pew Research Center): Islami pas vitit 2050 feja më e madhe në botë. Kurse, islami edhe nder shqiptaret eshte ne rritje te vazhdueshme sidomos ne Kosovë, Maqedonine e Veriut, Luginen e Presheves dhe ne Shqiperi, për cka flasin me se miri shifrat zyrtare. Kjo ngrite verehet edhe ne diasporen shqiptare. Sipas gazetës zvicerane ne shqip LeCanton27.ch sot pos 5 milionëve muslimanë shqiptare ne Turqi, sot ne bote kemi mbi 15 milionë muslimane shqipatre qe jetojne bashkarisht me vellezëri aktolikë dhe ortodoks te cilet për nga toleranca jane shembull në botë.

Qendra Kërkimore Pew deklaron se nëse trendet aktuale vazhdojnë, deri në vitin 2050, « numri i myslimanëve në mbarë botën do të jetë pothuajse i barabartë me atë të të krishterëve », të cilët viteve te ardhshme do të mbeten grupi më i madh fetar.

Gjatë dyzet viteve të ardhshme, Islami « do të rritet më shpejt se çdo fe tjetër », thuhet në raport, duke regjistruar një rritje prej 75%, falë një popullsie të re me një shkallë të lartë fertiliteti. Nëse tendencat aktuale vazhdojnë, sipas PEW. Islami do të jetë feja më e madhe në botë pas vitit 2050.

Shtetet e Bashkuara do mbeten vendi më i madh katolik në botë

Në shifra absolute, të gjitha grupet fetare janë në rritje përveç budistëve, numri i të cilëve është i qëndrueshëm për shkak të plakjes së popullsisë dhe shkallës së ulët të fertilitetit në Kinë, Tajlandë dhe Japoni. Shtetet e Bashkuara do të mbeten vendi më i madh katolik në botë, përpara Brazilit, por Nigeria do të zëvendësojë Meksikën në vendin e tretë.

Derniers articles