12 C
Berne
vendredi 25/10/2024

Austri, Europol liron nga burgu të riun shqiptar i cili dyshohej në përfshirjen e një akti terrorist në Vienë

Berne 29 maj -Një 16-vjeçar, me origjinë nga Kosova, i cili dyshohet të jetë bashkëpunëtor në sulmin terrorist që ndodhi më 2 nëntor te vitit te akluar në Vjenë, gjatë të cilit u vranë katër persona dhe u plagosën më shumë se 20, është liruar, njofton gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch duke ju referuar burimeve nga Eurupoli.

Media austriake pretendon se shqiptari i Kosovës është ndër personazhet kryesore në skenën islamike në Austri. Ai besohet të ketë marrë pjesë në një sulm terrorist të kryer nga një austriak me origjinë shqiptaro-maqedonase, i cili vrau dhe plagosi një numër të madh njerëzish duke qëlluar në qendër të qytetit më 2 nëntor.

Gjykata e Lartë në Vjenë aprovoi ankesën kundër vendimit për paraburgimin sepse dyshimi nuk u konfirmua nga pikëpamja e policisë.

Shërbimi kundër terrorizmit, edhe me ndihmën e Europol, nuk arriti të thyejë celularin e të riut shqiptar dhe siç thuhet, ai nuk pranoi t’ia dorëzonte kodin policisë dhe u mbrojt duke heshtur gjatë marrjes në pyetje.

Sidoqoftë, meqenëse ekziston dyshimi se i riu është simpatizant ose anëtar i të ashtuquajturit Shteti Islamik, atij iu desh t’i bindej deradikalizimit. Siç është thënë, i riu do të duhet të jetojë me prindërit e tij dhe ai nuk duhet ta shohë vëllain e tij pa praninë e personit përgjegjës të programit të deradikalizimit, sepse vëllai i tij gjithashtu dyshohet se ai është një islamik.

Derniers articles