11.7 C
Berne
jeudi 24/10/2024

Zyrtare, Zvicra bëhet me 300.000 shqiptarë

Redaktori i gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch para zyres Federale te Statistikave (OFS) – NE

Bernë, 20 shtator -Mileniumi i ri ne ka nisur me rritjen e numrit te popullsise zvicerane dhe albnanofone ne territorin helvetik. Zvicra aktualisht numëron 9 milionë banorë, prej të cilëve 26% janë të huaj apo 2 milionë e 200 mijë, ne mesin e tyre edhe 3% shqiptarë.

Edhe pas 15 vitesh pavarësia e Kosovës, në Zvicër jane edhe 50 mije kosovarë me pasaporta serbe

Në vitin 1999, invazioni i Serbisë në Kosovë rriti dukshëm numrin e shqiptarëve, sikur në vendet e tjera evropiane, ashtu edhe në Zvicër. Në ato vite, Zvicra kishte 150.000 shqiptarë, kuptohet një pjesë e madhe e tyre ishin të përndjekur nga regjimi serbe. Ndërsa sot autoritetet zvicerane flasin për një dyfishim të numrit të tyre.

Christoph Freymond nga Zyra Federale e Statistikave në Bernë, për ATV-në ka deklaruar se “numri i shqiptareve në Zvicër është shtuar dukshëm, më së shumti nga të gjitha komunitet e tjera. Për çdo vit, qindra prej tyre natyralizohen, pra marrin pasaporta zvicerane”.

Sipas Bernës zyrtare, shqiptarët sot në Zvicër përbejnë komunitetin më të madh dhe më të rëndësishëm në këtë vend dhe janë shembull suksesi dhe integrimi. Këtë e thonë, pos mediave edhe personalitetet helvetike, siç deklaroi ditë më parë edhe shefi i diplomacisë zvicerane z. Cassis në një bisedë për ATV-në.

Kështu, sipas z.Freymond nga Zyra Federale, sot në Zvicër jetojnë dhe veprojnë mbi 300.000 shqiptarë, qe këtu njihen si albannofon, dmth që flasin gjuhen shqipe, ku pjesa dërmuese janë nga Kosova. Këtu bëhet falë për 200 mijë, kurse nga Maqedonia e Veriut rreth 70 mije, nga Lugina e Preshevës 20 mijë dhe të tjerët janë nga Shqipëria dhe Mali i Zi. KJëtu duke mos llogaritur mbi dhjetë mije ilegal qe njihen si « sans papier »

Sipas Zyrës Federale të Statistikave rreth 90 mije shqiptare të tjerë posedojnë pasaportat e kuqe me kryq të bardhë.

Ne Zvicër aktualisht janë regjistruar 114 mije qytetarë nga Kosova, me pasaporta të Republikës së Kosovës. Sipas një hulumtimi të gazetës zvicerane në shqip Le Canton27.ch edhe pas 15 vitesh nga pavarësia e Kosovës, në Zvicër ka ende shqiptarë me pasaporta serbe, numri i të cilëve sillet rreth 50 mijë.

Këtu do theksuar se çdo vit bie numri i serbëve në Zvicër dhe rritet numri i shqiptareve. Jo pse këta të fundit vijnë nga Kosova, por behet fjalë këtu, se numri i shqiptarëve me pasaporta të shtetit te Kosovës, po vazhdon të ngitet vazhdimisht për shkak të transformimit të pasaportave, duke lënë ato të Serbisë dhe duke marrë ato të Republikës së Kosovës.

Shpresojmë se numri i qytetarëve me pasaporta nga Serbia në Zvicër do të vazhdojë të bie dukshëm pas 1 janarit të vitit te ardhshëm, kur do të ndodhë liberalizimi e vizave, atëherë kur kosovarët nuk do të kenë më nevoje për pasaportat e Serbisë.

Derniers articles