
Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, z. Liburn Aliu dhe agjencinë Zvicerane Swiss-Contact, nënshkruam marrëveshje tripalëshe për ndërtimin e teleferikut për në Kalanë e Prizrenit.
Siopas minsitrit Aliu « Sapo nënshkruam memorandumin e mirëkuptimit në mes të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Komunës së Prizrenit dhe SwissContact për realizimin e projektit për Ndërtimin e Teleferikut në Kalanë e Prizrenit… »
« U pajtuam që të bashkëpunojmë në zhvillimin e projektit “Ndërtimi i teleferikut në Kalanë e Prizrenit” me qëllim të zhvillimit të sektorit të turizmit në Prizren, kështu duke u zotuar se do të angazhohemi që të kontribuojmë sipas kompetencave që i kemi për realizimin e këtij projekti shumë të rëndësishëm për qytetin e Prizrenit. U dakorduam që gjatë implementimit të këtij memorandumi, të shkëmbejmë informacione dhe të takohemi rregullisht të paktën një (1) here në muaj për të vlerësuar dinamikat e zbatimit të memorandumit… » ka thëne ministri Aliu, citon gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch
Ndryshe, kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, e ka pershëdetur marrëveshje mes ministrit ksovar dhe zviceranëve
“Sot, së bashku me Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, z. Liburn Aliu dhe agjencinë Zvicerane Swiss-Contact, nënshkruam marrëveshje tripalëshe për ndërtimin e teleferikut për në Kalanë e Prizrenit”, ke then z.Totaj