12 C
Berne
vendredi 25/10/2024

Zelensky nga Tirana fton partnerët nderkombëtar në samitin global të paqes në Zvicër për Ukrainën

Tiranë, 28 shkurt -Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky pas dy vitesh te invasion rus ne Ukarinë, po qëndron për vizitë për herë të parë në Tiranë, ku po merr pjesë në Samitin e Ukrainës i cli ka përmendur edhe Zvicrën.  Në fjalën e tij para liderëve të vendeve të ndryshme të Ballkanit, Zelensky tha se është e rëndësishme që regjimi i presidentit rus, Vladimir Putin të dështoj, njofton nga Tiranë korrespondeti i gaztes zvicerane në shqip Le Canton27.ch

Zelnsky fillimisht ka falënderuar Shqipërinë dhe popullin shqiptar liridashës për solidaritetin dhe të gjithë mbështetjen për Ukrainën si ushtarake ashtu edhe humanitare e politike.

Ne vazhdim presidenti i Ukrainës, ka theksuar se çdo komb në Evropë që ruan parimet e komunitetit euroatlantik meriton të jetë pjesë e BE-së. Zelensky shtoi se çdo komb mund t’ia dalë mbanë për të fituar mbi armikun.

“BE dhe NATO i kanë ofruar Evropës epokën më jetëgjatë të paqes dhe sigurisë. Ju ftojmë që të merrni pjesë në samitin global të paqes që do të mbahet në Zvicër”, ka dekalruar Zelensky, citon gazeta zvicerane Le Canton27.ch

Ministri i Punëve të Jashtme të Zvicrës Ignatius Cassis njoftoi dite më parë në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së se me kërkesën e Kiev-it, Zvicra po planifikon të organizojë bisedime për një armëpushim në Ukrainë në një nivel të lartë deri në verë, qe sipas gjitha gjasave do te mbahet ne Gjenevë.

“Në të kaluarën ka pasur njerëz që janë përpjekur të përcaktojnë fatin e kombeve të tjera, kjo ka ndodhur në Ballkan dhe në Evropën Lindore, tani Putini dëshiron të bëjë pikërisht këtë. Është e rëndësishme për vendet tona të lira që Putini dhe regjimi i tij të humbas, sepse dështimet e tij janë siguria jonë”, tha Zelensky.

Ne kete forum ne Tirane me vendet e ballkanit po merr pjese edhe presidnetja e Repbilikes se Kosovës Vjosa Osmani dhe presidenti i Serbise Aleskander Vucic. Sikur Serbia e Vuccit dhe Ukraina e Zeelnskyt nuk e kane njohur edne  Kosovën. ièa sburimevdiploamtike te gazetes Le Canton27.ch pritet qe presidnetja e Kosovës znj. Osmani te kerkoj sot ne Tirane njohjen e Kosovës si shtet, te cilen njohje Zvicra ishte nder vendet e para (me 27 shkurt) qe kishte njohur.

Derniers articles