Nisi në Tiranë samiti “Ukrainë – Europa Juglindore”, pas mbërritjes së pjesëmarrësve, të cilët u pritën në tapetin e kuq para Pallatit të Kongreseve nga kryeministri Edi Rama dhe presidenti i Ukrainës Volodymit Zelensky, si bashkëorganizatorë të samitit.
I pari që ka folur ka qenë kryeministri Rama, i cili tha se lufta nisi nga një ëndërr e vjetër perandorake, ku presidenti rus Putin synonte fshirjen e Ukrainës nga harta.
Ndërkohë presidenti i Ukrainës Zelensky ka propozuar krijimin e një forumi të posaçëm për industrinë e mbrojtjes mes vendit të tij dhe Ballkanit.
“Po përcaktohet rruga që do ndjekë Europa në brezat e ardhshëm”, Zelensky në Samitin për Ukrainën në Tiranë: Regjimi i Putinit duhet të humbasë
Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky ka falenderuar kryeministrin Edi Rama për ndihmën e tij personale dhe ndihmën e Shqipërisë që nga nsiaj e luftës nga Rusia.
Ai tha se kjo është koha kur po përcaktohet rrugëtimi që do ndjekë Europa në brezat e ardhshëm, ndërsa ka shtuar se regjimi i Putinit duhet të humbasë.
Sipas tij, presidenti rus kërkon që diktatet e vjetra të vendosin se çfarë duhet të bëjnë kombet.
Zelensky: Falenderoj Ramën për mbështetjen tuja personale dhe kombëtare. Është hera e dytë që takohemi në një format të tillë, i pari në Athinë. Vlerësoj mikpritjen dhe mundësinë për të diskutuar si mund të fuqizojmë të gjithë Europën. Tani po përcaktohet rrugëtimi që do ndjekë Europa në brezat e ardhshëm.
Putini, gjithçka që ai bën është një përpjekje që diktatet e vjetra të vendosin se çfarë duhet të bëjnë kombet. E rëndësishme për shtetet tona të lira që regjimi i Putinit të humbasë.
Vizioni ynë për Europën bazohet tek parimi i dinjitetit. Nuk duhet të ketë Europë me dinjitete të ndryshme në të.
Ne besojmë se respekti për çdo komb dhe e drejta për të pasur siguri duhet të jenë parime universale. Të gjitha këto përmes bashkëpunimit tonë. Ne besojmë se çdo shtet në BE që ruan parimet e komunitetit evropian dhe dëshiron të bëhet anëtar i komuniteteve meriton anëtarësimin e plotë. Ukraina mbështet përpjekjet tuaja për integrimin evropian dhe u jemi mirënjohës për mbështetjen që na jepni neve për integrimin evropian. Ne të gjithë meritojmë të jemi pjesë e komuniteteve evropiane dhe euroatlantike.
Gjatë kësaj lufte ne kemi vërtetuar se është e mundur t’i bësh ballë dhe të fitosh mbi një armik që duket si një nga më të fortët në botë. Çdo komb mund t’ia dalë përmes bashkëpunimit mes vendeve. Ne propozojmë që këto përpjekje tonat të gërshetohen dhe të fuqizohen. Jemi krenarë që kemi rreth 500 kompani në fushën e mbrojtjes që operojnë në Ukrainë, por kjo nuk mjafton të fitojmë mbi Putinin. Ne shohim probleme në ofertën sa i përket municioneve, ndaj jemi të interesuar në bashkëprodhimi ne municioneve me ju. Ekipi ynë do të prezantojë detajet dhe propozojmë që të organizohet një forum i posaçëm për industrinë e mbrojtjes mes Ukrainës dhe Ballkanit
12:00/ Nis Samiti për Ukrainën, Rama: Lufta nisi nga një ëndërr e vjetër perandorake. Putin donte të fshinte Ukrainën nga harta, por…
Kryeministri Edi Rama, si i zoti i shtëpisë, ka hapur sot punimet në samitin për Ukrainën që po mbahet në Tiranë. Kreu i qeverisë shqiptare foli për një të ardhme të përbashkët, ku fokusi është te paqja.
Ai tha se lufta si një ëndërr e vjetër perandorake dhe se Putin donte që të fshihte Ukrainën nga harta.
Rama: Jemi thellësisht të nderuar që Zelensky bëri udhëtimin në Tiranë mes punës dhe qëndresës ndaj luftës në Ukrainë. Kjo është një luftë që as Ukraina e as bashkësia e Kombeve nuk e zgjodhën, një katastrofë e ngjizur nga një ëndërr e vjetër e një ëndrre perandorake. Prania juaj këtu, kujtesë që ai nuk ia ka dalë, nuk ka shtypur vullnetin e popullit ukrainas të jenë të lirë. Putini donte të fshinte Ukrainën nga harta brenda disa ditësh, por sot ajo është më e pranishme se kurrë.
Sapo kemi kaluar përvjetorin e dytë të sulmit rus në Ukrainë. Duam të përtërijmë thirrjen tonë për Rusinë të ndalë këtë luftë dhe të angazhohemi për paqen. Një paqe që respekton Ukrainën dhe të drejtat e saj. Mblidhemi këtu për të konfirmuar se mbetemi të vendosur përkrahë Ukrainës përballë një kërcënimi real për rendin e Europës dhe atë global.
E them herë pas here, mikut tim të dashur, presidentit ukrainas, vetë nuk kemi kapacitetet për të ofruar mbështetjen financiare e ushtarake për Ukrainën, por I bashkohemi thirrjes për pjesëtarët më të mëdhenj të aleancës sonë se siguria jonë varet nga mbështetja e tyre, e cila nuk duhet të jetë peng i vonesave burokratike. Në këtë rajon, pas më shumë se një çerek shekulli brenga të lëna nga shpërbërja e ish-Jugosllavisë dhe dikaturës së fundit të Europës ende duhen shëruar.
E vetmja zgjidhje që kemi është të rezistojmë ndaj forcave që duan të shpërbëjnë atë që kemi ndërtuar deri tani. Duhet të vazhdojmë të gjithë të jemi së bashku dhe të mobilizojmë lidhjet dhe kapacitetet tona. Nuk duhet ta lëmë Ukrainën të humbasë dhe Rusinë të fitojë. Një rezultat i tillë do të ishte i papërballueshëm dhe ekzistenca e BE do ishte në rrezik.
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka mbërritur në Pallatin e Kongreseve, ku është pritur nga kryeministri Edi Rama dhe presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky.
Serbia është i vetmi shtet në rajoni që nuk pranon të vendosë sanksione për Rusinë, e cila prej dy vitesh ka pushtuar Ukrainën.
“Ne kemi disa propozime për deklaratën, do të shohim… E vetmja gjë që mund të them është se do t’i përmbahem parimeve të miratuara nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Republikës së Serbisë dy vjet më parë”, u tha Vuçiç gazetarëve