24.8 C
Berne
dimanche 14/07/2024

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-se u takua me Presidentin e Konfederatës Zvicerane Berset

Nju Jork/OKB, 18 shtator – Presidenti i Konfederatës Zvicerane z. Alain Berset, mes shumë presidentëve të botës, merr pjesë në punimet e sesionit të 78-të të Asamblesë Vjetore të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Sot në orët e pasdites (koha e Amerikës) ai u prit nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antoni Guterres, njifton gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch.
,
Sekretari i Përgjithshëm u takua me H.E. Z. Alain Berset, President i Konfederatës Zvicerane. Ata diskutuan situatat në Kolumbi dhe rajonin e Liqeneve të Mëdha, si dhe sfidat globale të ushqimit.

Sekretari i Përgjithshëm falënderoi Presidentin Berset për kontributin e Zvicrës në punën e Kombeve të Bashkuara, veçanërisht përmes Gjenevës Ndërkombëtare.

Derniers articles