Prishtinë, 12 Shkurt -Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka vazhdon të përplaset me anëtarët e Vetëvendosjes në mbledhjen e KQZ-s. Fillimisht filloj përplasja me përfaqësuesin e VV’së, Alim Rama. Tensionet vazhduan kur në debat ndërhyni edhe anëtari tjetër i VV, Sami Kurteshi. Për gjthecka cfare se po ndodhe brenda KQZ-së dhe me faton e mijera votave te diaspores e cila sot mban me bukë mbi gjysëm milioni qytetarë, flet Sami Kurteshi, anetar i KQZ-së për gazeten zvicerane ne shqip « Le Canton27.ch »
- Z. Kurteshi meqe jeni anëtar i KQZ-së , sot perfundon afati i regjistrimit apo thënë më mirë dërgim-pranimi i votave nga diaspora shqiptare. Jeni te kenaqur me këtë proces, sepse diaspora shqiptare te zhgenjyer ka një sër kritikash dhe ankesash ne adresë të KQZ, ne vecanti kunder Valdete Dakës si pjese e sistemit te qeverive te korruptuar dhe kiminalizuara?
Sami Kurteshi: Jo, nuk jemi të kënaqur asesi. Procesi përcaktohet me shkelje të ligjit nga KQZ-ja dhe nga PZAP-ja. Në të vërtetë, procesi pikërisht i ankimimit dhe ish-frytëzimit të mjeteve juridike është shkelje nga KQZ-ja dhe nga PZAP-ja. Kjo është vepër penale sipas KoditPenal të Kosovës. Fatkeqësia është se znj. Valdete Daka si kryeson e KQZ-së, me veprime dhe me vendimet e tij kundërligjshme, në bashkëpunim me përfaqësuesit e partive të pushetit, të njohjes si PLANS, të luajë një aktual të shitjeve në organizëm të pushetit.
Vadete Daka po ben veper penale me sjelljet e saj, dukem e shnderruar ne prone private te saj KQZ-në. Prandaj ajo është koka e krimit dhe nismëtare e vjedhjes industriale të votave
- Mude te na jepni me shifra sa vota kane arritur deri sot ne Kosove nga dispora shqipare dhe sa jo, dmth sa jane « djegur » deri tani?
Sami Kurteshi: Shifra e sakta nuk mund të jepen, sepse ende nuk ka përfunduar procesi i pranimit të postave me votat e mërgimtarëve – votuesit jashtë Kosovës. Deri më tani, 10 shkurt 2021 janë pranuar gjithçka rreth 15’000 plikotototuesit jashtë Kosovës. Sot dhe nesër pritet edhe një tjetër dhe karakteristikisht i plikove me vota nga jashtë.
- Pse sherbejnë ambasadat dhe konsultatat jashta vendit, jane ato te Kosovës apo jo? Pse nuk votohet ne to, siq verpojne vnedet tjera evopiane?
Sami Kurteshi: Kjo është aktualisht e pamundshme, sepse kjo nuk është e rregulluar ligjërisht. Tani afër 2 vjet enden nëpër zyrate Kuvendit të Kosovës propozimet dhe amandamentimi i ligjit për zgjedhjet e përgjithshme që rregullon çështjen e votimit të mërgimtarëve nëpër hapësirat e ambasadavedhe konzullatave të Republikës së Kosovës në botë. Po ashtu, në këto plotësime/ndryshime dhe amandamentepër Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme duhet tërregullohet edhe votimi me postë normale i votuesvejashtë Kosovës në vendet ku ata jetojnë. P.sh. Mërgimtarët tanë në Zvicër do të duhej të kishinmundësinë të votojnë me postë brenda Zvicrës në njëkuti postare (postfah) në Zvicër, i cili hapet enkas përvotim në emër të KQZ-së nga Ambasada e Republikës sëKosovës në Zvicër. Kjo është mënyra më e lehtë dhe mësë paku e kushtueshme për mërgimtarët tanë, sidomospër ata që jetojnë larg qyteteve ku janë të vendosuraambasadat dhe konzullatat e Kosovës. Kjo është meshumë rëndësi, sidomos për vendet me hapësira të mëdhaterritoriale, siç janë SHBA-të, Gjermania, Franca etj., përtë mos u detyruar mërgimtarët të udhëtojnë disa qindraapo mijëra kilometra rrugë për të votuar vetëm nëhapësirat e ambasadave dhe të konzullatave të Kosovës
- Roli i diaspores ne keto zgjedhje. Kemi pershypjense KQZ jo vetem qe po ben loje por edhe po injorond he diskriminon voten e diaspores. Pse Kosova, ne fakt KQZ e Dakes ka frike nga diaspora e cila sot më shume se gjysmen e Kosovës e mbanë me bukë?
Sami Kurteshi: Realisht, numri më i madh i aplikuesve për votim ngajashtë vendit, i mërgimtarëve për të votuar ka shqetësuarpartitë e pushtetit dhe vetë zonjën Daka. Numri kaq i madh i aplikuesve ka shqetësuar jashtë mase, i katmerruar të gjithë ata që nuk duan ndryshimin. I katmerruar pikërisht ndryshimi i rolit të mërgatës, nga burim ekonomik i ekzistencës në burim të ndryshimit politik, të përcjelljes së përvojës dhe dijes profesionale, si dhe në drejtim të pjesëmarrjes aktive në ndryshimin e sistemit politik të korruptuar në Kosovë. Ky është thelbi i ndryshimit të mërgatës, që ka tmerruar sistemin e korruptuar politik në Kosovë. Nga brain drain dhemoney gain, mërgata ka kaluar në brain gain dhe ndryshim politik.
Kurteshi: KQZ e Valdete Dakes po ju harxhjon mergimtareve mbi 10 milionë Euro per te votuar me 14 sjhkurt ne Kosovë, pune kjo e cila do mund të behej nga atje
- Te zhgenjyer me sjelljet e KQZ-së me diskriminimin e votes, gjate kesaj jave ne drejtim te Kosovës jane nisur mijera mergimtarë, kush me aeroplan e kush me autobuse dhe vetura private, ku behet flalë për mbi 10 mije veta. Cfare don te thote kjo per Kosovën apo per KQZ-në. A eshte normale qe mergimtaret te harxhojne per nje vote nga 500-1000 euro per person, kur ka pasur mundesi te votohej nga Zvicra,, Gjermania apo vendet tjera te BE-së dhe Amerika ?
- Sami Kurteshi: Fatkeqësisht KQZ-ja, ku edhe unë vetë jam anëtar, ka dëshmuar me veprimet dhe me vendimet e veta të kundërligjshme penale, një papërgjegjshmëri totale ndajmërgimtarëve tanë. Nëse bëhen llogaritë e detajuara, shpenzimet e mërgatës vetëm për këto votime më 14 shkurt 2021, me gjasë kalojnë 10 milionë Euro, ne vend se keto mjete t’u jepeshin te varfurve ne Kosovë. Të gjitha këto shpenzime janë pa llogaritur shpenzimetnga vetë KQZ-ja për angazhimin e stafit shtesë, rreth 350 njerëz, të infrastrukturës shtesë kompjuterëve dhe telefonave dhe të printerëve, të hapësirave shtesë përvendosjen e këtij stafi, për letrën e shtypur dhe tëshpenzuar kot, mbi 1 milion kopje. E gjithë kjo ka ndodhur vetëm e vetëm për shkak se partitë e pushtetit PDK, LDK, Nisma, Lista Srpska, e fatkeqësisht edhe të partive të pakicave, kanë refuzuar kërkesën e kolegut tim Alim Rama dhe timen, për të instaluar dhe për tëzhvilluar aplikacionin elektronik online për aplikimindhe për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës, që ka pasur një kosto.
Kurteshi: Valdete Daka nuk eshte e kercnuar, por ka kercnuar ajo me ekipin e saj te KQZ-së bashke me PDK-ne dhe LDK-ne drejtorin e Zyres për Regjistrimin dhe Certifikimin e Partive Politike
- Vetdeklarimi i Valdete Dakes se eshte « kercnuar » a don te thote se ajo po pergatit terrenin për te kerkuar strehim jashte vendit duke ditur se ne perendim fjala « kercnim » mund t’i shërbejë për azil?
Sami Kurteshi: Këtë nuk mund ta konstatoj unë. Por ajo që mund të konstatojmë ne me lehtësi është e znj. Valdete Daka si kryesuese, bashkë për përfaqësuesin e LDK-së dhe të PDK-së, kanë organizuar dhe kanë kërcënuar drejtpërdrejtë drejtorin e Zyres për Regjistrimin dhe Certifikimin e Partive Politike në kuadër të KQZ-së me kërcënime serioze dhe kanë bërë vepër penale të rëndë, përveç veprave të tjera penale kundër të drejtës së votës, përmes vendimeve „me shumicë votash“ në kuadër të KQZ-së. Thjesht, KQZ-ja nën kryesimin e znj. Daka ka devijuar plotësisht rolin dhe funksionin e KQZ-së, duke e shndërruar KQZ-në si institucion për pengimin e procesit të votimit në përgjithësi, sidomos të mërgatës në veçanti.