8.5 C
Berne
samedi 2/11/2024

Gazetat zvicerane: Mbi 10 mijë mërgimtarë nga Zvicra dhe vendet e BE-së janë në rrugë, drejt Kosovës!

No description available.Bernë, 12 shkurt -« Mbi 10,000  kosovarë jane nisur të votojnë me flamurin zviceran » (Blick: Über 10’000 sind abgereist Kosovaren wählen mit Schweizer Fahne), « Njëzet vjet pas luftës, ndryshimi është i nevojshëm »  (Tribune de Genève: Vingt ans après la guerre, il faut du changement); « Një gjeneratë e re për të drejtuar Kosovën »(Le Temps: Une nouvelle génération pour gouverner le Kosovo) janë këta disa tituj të mediave në Zvicër qe kane shkruar dje dhe sot  duke ju referuar gazetës zvicerane ne shqip « Le Canton27.ch » 48 ore para zgjedhjeve në Kosovë te cilat do të mbahen te dielen e ardhshme.

Rreth 50 aeroplanë nga Gjermania, Zvicra e Austria pritet të vijnë nesër e pasnesër në Kosovë. Siq behet me dije nga aeroporti i Prishtines gjate kesaj fundjave pritet të aterojnë në ANP 16 fluturime, 9 prej tyre nge Zvicra, ndërsa pjesën tjetër e përbëjnë fluturimet nga Gjermani (1), Austria(2), Turqia (2) , Suedia (1) dhe Belgjika (1)”.

Për dallim nga zgjedhjet e mëparshme, diaspora shqiptar si kurrënjëhere me pare, eshte mobilizuar per për te votuar ne zgjedhjet e 14 shkurtit, perkundër pengesave te KQZ dhe Valdete Dakes që i takojne nje klani te kriminalizuar, kane shkruar dje dhe sot mediat e Zvicrës duke ju referuar gazetë zvicerane ne shqip “Le Canton27.ch”.

Sipas gazetës duke iu referuar burimeve të kompanive të udhëtimit dhe agjencive që shesin bileta avioni dhe autobusi, më shumë se 10,000 kosovarë do të shkojnë nga Zvicra për të votuar në Kosovë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ndryshe gjatë javës së kaluar nga Zvicra në drejtim te Prishtinës ka pasur 12 fluturime ajrore (nga Cyrihu, Bazeli dhe Gjeneva) të mbushura plote nga komuniteti kosovar. Ndërsa, gjatë kësaj jave, deri të Dielën e ardhshme pritet të fluturojnë edhe 16 avionë të tjerë për në Kosovë dhe më shumë se 300 autobusë do të largohen nga 26 kantone dhe mijëra migrantë të tjerë me vetura private.

Derniers articles