17 C
Berne
lundi 15/07/2024

Rusia mund ta sulmojë Zvicrën më 15-16 qershor në Bürgenstock? Propaganda e Putinit po përiqet ta minoj konferencën për paqë në Ukrainë. Nga 217 diplomat rusë, sa janë në Zvicër, cdo i treti është spiun

Bernë, 10 qershor -Jemi ne prag te mbajtjes se Konferences nderkombëtare për paqë në Ukrainë qe do te mbahet (15-16 qershor) ne Bürgenstock të Zvicrës, ku do te marrin pjese krerë shtetesh dhe qeverive, delegacione keta nga 170 vende nga mbare bota. Por Rusia me aleaten e saj Kinen dhe Serbine jane duke punuar mbi tokë dhe nëntokë per ta penguar kete konferencë paqësore. Nëse nuk munden ta pengojnë, ata megjithatë po bejënë perpjekje se paku per ta deskredituar dhe humbin imazhin e Zvicrës me konferencën për Ukrainën, ne kohen kur kemi ndryshime drastike nga zgjedhjet për Parlementin Evropian dhe turbulenca politike në Francës dhe disa vende te BE-së, pas fitores se ekstremistëve te djathtë,  shkruan gazeta zvicrane ne shqip Le Canton27.ch

Kremlini mund ta minoj dhe sulmojnë Zvicrën më 15-16 qershor gjate konferences paqësore për Ukainën në Bürgenstock, nëse Berna nuk ndërrmer masa serioze preventive ! 

Zvicra është vendi në Evropë që pret më shumë agjentë të inteligjencës ruse të akredituar si diplomatë. E toleruar nga Berna deri më tani, kjo mund të ndryshojë.

Sipas Shërbimi Federal i Inteligjencës (SRC) të paktën një në tre diplomatë rusë është spiun. Kjo është normale dhe e jsutifikueshme pse vendet evropiane kanë dëbuar më shumë se 600 diplomatë rusë që nga invazioni i Ukrainës. Zvicra ka gjithsej 217 diplomatë rusë, cka Berna, megjithatë, nuk ka dëbuar asnjë prej tyre, për cka mund ta poguajnë shtrenjt, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Dokumentet sekrete tregojnë se si funksionon propaganda e Rusisë Kjo është arsyeja pse Putini krijoi një James Bond rus Dokumentet sekrete që u zbuluan në mediat perëndimore tregojnë: Vladimir Putin (71) investon shuma të mëdha parash në luftë informacioni, shpëlarje truri, survejim masiv në internet – dhe në një seri spiune televizive.

Ne ketë samit boteror ne në Bürgenstock (NW) per paqë ne Ukraine nikoqirët Viola Ahmard, presidente e Konfederates dhe Ignazio Cassis, shefi i diplomacise helevetike kane ftuar mysafirë nga kater anet e botes, perfshirë ketu edhe Vlolodimir Zelensky, president i Ukrainës, zëvendëspresidentja e SHBA Kamala Harris. Aty do te kemi edhe Macron, Scholz dhe Von der Leyen si dhe përfaqesues te organizatave evopiane dhe nderkombëtare si nga OKB ashtu edhe nga BE dhe KE. Por ne kete konference nuk jane ftuar disa vende apo personalitete te njohura tashme si « problematik » për paqen, sikur ata nga Rusia dhe Kina.

Dhe mu kjo ka bërë që Kina e nxitur nga Moska, dëshiron të mbajë një konferencë rivale të samitit të paqes në Bürgenstock. Posedojme infromacione se Kina dhe Brazili po planifikojnë një kundër-ngjarje ku do te »ftojnë përfaqësues rusë.

Kremlini mund ta sulmojnë më 15-16 qershor në Bürgenstock? sespe ne « front » jane duke verpuar ne territorin e Zvicres se paku tri agjentura spunes rusë, kuineze dhe ata serbe. Jemi dehsmitar se si sherbimi sekret serbe deshën ta likudojne senatorin zviceran, te djerin Dick Marty, per t’ju lënë fajin shqiptareve, ka shkruar gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch.
Rrezikun e nje sulmi eventual te Rusisë mbi Zvicren e paralajmëroi dite me pare edhe ish-këshilltari federal Kaspar Villiger i cli dha alarmin se « diktatori rus Putin mund të sulmojë Zvicrën » për shkak të neutralitetit të vendit, sipas te cilit infrastruktura do të kërcënohej nga Rusia, ka shkruar ne vazhdim Le Canton27.ch

Parlamentarët federalë diskutuan me të vërtetë një tekst me përmbajtje të ndjeshme shtatorin e kaluar në Lucern. Mocioni nga Këshilltari Kombëtar Fabian Molina (PS/ZH) bën thirrje për « dëbimin sistematik të spiunëve rusë dhe spiunëve të tjerë të huaj », veçanërisht atyre që veprojnë në Zvicër nën mbulimin diplomatik.

Këshilltari Federal Ignazio Cassis dhe një përfaqësues i Shërbimit Federal të Inteligjencës (SRC) kishin mendime të kundërta për këtë temë. I pari kërkoi të refuzonte tekstin, « i cili do të thyente traditën zvicerane » dhe i dyti e kundërshtoi atë, duke përmendur « një rrezik ».

Ish-shefi i shërbimit sekret Regli mbi rreziqet gjatë konferencës së Bürgenstock
“Aeroporti Kloten, tuneli Gotthard apo Selenski do të ishin destinacione” Shërbimi federal i inteligjencës është i shqetësuar: Nuk ka masa të mjaftueshme ligjore që mund të ndërmarrin kundër propagandës së mundshme ruse në Zvicër. Por ky nuk është i vetmi boshllëk sigurie që po shkakton bujë përpara konferencës së Bürgenstock. Kremlini mund ta minoj dhe sulmojnë Zvicrën më 15-16 qershor gjate konferences paqësore për Ukainën në Bürgenstock, nëse Berna nuk ndërrmer masa serioze preventive !, shkrua ne vazhdim Le Canton27.ch

Zvicra ne shenjestër të Moskes  përmes tre fronteve: asaj politike nga krelini permes propagandes dhe spiuneve në Zvicer si dhe sulmeve kibernetike

Në maj, kompania Dreamlab Technologies, e cila mat sulmet në Zvicër me serverë të veçantë, regjistroi rreth 4600 sulme kibernetike ruse. Disa kompani dhe kompani të mëdha po përgatiten për një fazë bllokimi të IT. Gjatë kësaj kohe, supozohet se nuk lejohet të bëhen ndryshime në sistemet e tyre për të parandaluar sulmet e mundshme.

Se vërtetë Zvicra është bërë një « strehë » e spiunëve rusë dëshmon edhe fakti se muaj më pare autoritetet helevtike zbuluan se nje spiun rus i cili është arrestuar nga polcia meqë ka gishta ne “fitoren” e Trumpit ne zgjedhjet e vitit 2016. Përveq ketij rasti kemi te bëjmë edhe me nje tjeter spiun kësaj radhe me nje prift, propagandist. Bëhet fjalë për kreun e kishës ruse në Zvicër Patriarku i Moskës, Kirill I i cili mbron pushtimin e Ukrainës dhe mallkon Perëndimin.Dosja e tij e krijuar nga policia federale konfirmon se ai ishte gjithashtu një agjent i KGB-së.

Moska zemrohet me Zvicrën. Sipas qeverisë federale, numri i agjentëve në misionet ruse ka mbetur konstant. Sipas EDA, 221 persona janë të akredituar diplomatikisht në misionet ruse. Shërbimi federal i inteligjencës NDB supozon se një e treta e mirë e tyre – pra 70 deri në 80 persona – punojnë për shërbimet sekrete ruse. Megjithatë, vetëm një pjesë e vogël e tyre janë zyrtarisht të akredituar në këtë funksion. Në raportin e fundit të situatës nga fundi i qershorit, NDB raporton gjithashtu se kërcënimi nga spiunazhi i huaj, veçanërisht rus dhe kinez, mbetet i lartë. Pranine spiuneve ruse ne Zvicer e praonojne dhe evtre rusët, keshtu sipas një ish-oficer i KGB-së Sergei Jirnov « disa dhjetëra spiunë klandestinë rusë janë infiltruar aktualisht në Zvicër, me identitete dhe kombësi të rreme.. »

Konferencën Nderkombetare per paqe ne Ukraine qe do mbahet ne Bürgenstock, sipas gazetës zvicerane ne shqip Le Canton27.ch do te ndiqet nga mbi 400 gazetare nga mbarë bota, madje aty edhe « gazetarë » rusë, keshtu duke demantuar deklaratat e diktatorit Putin se ne kete konference gjoja Zvicra nuk do te pranojë gazetarët rusë?!. Por sipas DFAE, mediat ruse do të lejohen në Bürgenstock, pamvarësisht se Rusia ka refuzuar samitin e paqes në Ukrainë.
Se vertetë Zvica eshte e kërcnuar dhe rreziqet jane të medha nga ndonje indent, atentat apo sulm, deshmon  edhe perforcimet e medha te forcave te sigurise ne Zvicer ku Bürgenstock me rrethine për shkak situates frazhile, për dy die rrersht (15-16 qershor) do te blindohet  nga mijër forca, rreth dy mije policë dhe katër mijë ushtare, madje aty edhe dhjetra detektive civilë, snajperist dhe helikopter, ka shkruar ne fund Le Canton27.ch

Derniers articles