Manpulimi i mediave vazhdon, nga titujt e deshtuar “Thaçi lirohet më 16 shtator” tash radhën e ka « Apeli”: Si u ushqyen familjet dhe publiku për dy muaj rresht me premtime që nuk u realizuan? Kush ishin “burimet e sigurta” dhe pse askush nuk po jep llogari për to?
«Po vjen Hashim Thaci», NJE MASHTRIM I SHEKULLIT !
Për gati dy muaj, një pjesë e televizioneve dhe portaleve albanofone krijuan një atmosferë pritjeje rreth Hagës. Çdo ditë një deklaratë, një “burim”, një “informacion ekskluziv”, një parashikim i ri.
Në Hagë me 17 shtatot u testuanedhe « gazetaret », “analistat”, « mediat » dhe TV se kush ja ka huq e kush ka rrejt ma shume si ai Sheholli me kapuc të UCK-së
“Hashim Thaçi lirohet më 17 shtator.”.. Kjo fjali u përsërit aq shumë, sa për shumë njerëz filloi të tingëllonte si një fakt i kryer. Madje benin edhe bllokada ne pralmetn duke e »pritur Thacin » ashtu siq deiznofrmonin TV dhe portalet. Por ja 16 shtatori erdhi dhe kaloi, kurse Thaçi me shoket mbeten aty ku ishin, nuk u kthye në shtëpi.
Disa ajvë para shpalljes së verdiktit në Hagë, disa televizione, sidomos ato pranë opozitës, së bashku me disa “gazetarë” dhe “analistë” të tyre, me kapuç e pa kapuç të UÇK-së, siç ishte edhe rasti i Shehollit, u mobilizuan pothuajse çdo ditë për të përcjellë lajme dhe deklarata se “Hashim Thaçi po lirohet më 16 shtator”.
Herë paraqitej si presidenti që do të kthehej në shtëpi, herë thuhej se “Albini do ta lirojë Kosovën”, e herë hidhej ndonjë version tjetër, gjithmonë pa një dokument apo burim të verifikueshëm që do ta konfirmonte një informacion të tillë.
Disa nga këta të ashtuquajtur “gazetarë” e “analistë” duket se e bënin këtë për like, klikime dhe shikueshmëri, ndërsa të tjerë për t’u paraqitur si njerëz “të mençur” që gjoja kishin informacione ekskluzive.
Madje, disa “gazetarë” me rrolba te zeza duke u shtiur « james Bonda » pretendonin se flisnin sipas “burimeve të CIA-s”, sipas Richard Grenellit apo sipas “burimeve të sigurta diplomatike”, duke përsëritur se Hashim Thaçi dhe të tjerët do të “kthehen në shtëpi më 17 shtator”, por ata u ngulen dhe tash shtohet pyetja si me ju besuj tash e tutje ketre tv, portaleve. Tash ehste droja qe edhe kur te hdhin lakjme te veat nuk ju beson me askush, sespe kane humbur besimin kane luajtur me emocionet me t brugosurtit, me lufetatret…me familjaret e ish-krerve te UCK-së! Isht NJE MASHTRIM i VITIT me kamandantet e UCK-së
Por këtu lind pyetja serioze: ku ishin burimet? Ku ishin dokumentet? Kush i autorizoi këto deklarata?
Problemi bëhet edhe më i madh kur një informacion i paverifikuar përsëritet për javë të tëra dhe paraqitet si fakt i kryer. Në këtë mënyrë nuk informohet publiku – publiku mbahet në ankth.
Në rastin e familjarëve të ish-krerëve të UÇK-së, pasojat kanë qenë edhe më të rënda. Të luash me emocionet e familjeve që presin prej vitesh lajme për njerëzit e tyre nuk është gazetari serioze. T’u thuash vazhdimisht “i lirojnë sivjet”, “i lirojnë në mot”, “i lirojnë më 17 shtator”, pa pasur një burim të verifikueshëm, do të thotë t’i mbash njerëzit në një gjendje të vazhdueshme shprese, ankthi dhe zhgënjimi.
Për dy muaj, familjet dhe një pjesë e opinionit publik u përballën me një cikël të pandërprerë: “po vijnë”, “nuk po vijnë”, “nesër lirohen”, “më 17 shtator janë në shtëpi”.
Dhe kur 17 shtatori erdhi, realiteti ishte krejt tjetër.
Këtu duhet të shtrohet një pyetje edhe më e rëndësishme: A është kjo vetëm papërgjegjësi mediatike, apo në disa raste mund të ketë pasur edhe kalkulime politike?
Nuk mund të pretendohet pa prova se pas këtyre deklaratave qëndron ndonjë shërbim sekret. Por një gjë është e sigurt: propaganda, dezinformimi dhe manipulimi i emocioneve mund të krijojnë terren për tensione dhe destabilizim.
Nëse një publik i tërë për muaj të tërë ushqehet me pritshmërinë se “më 17 shtator do të lirohen”, e më pas përballet me një realitet krejt tjetër, zhgënjimi dhe zemërimi mund të jenë të mëdha.
Prandaj duhet të jemi shumë të kujdesshëm kur flasim për atë që quhet “luftë speciale” mediatike. Nëse ekzistojnë indicie konkrete për ndërhyrje të huaja apo operacione propagandistike, ato duhet të hetohen dhe të dokumentohen nga institucionet kompetente. Nuk mjafton vetëm dyshimi.
Ajo që mund të thuhet pa mëdyshje është se media nuk duhet të luajë me emocionet e njerëzve.
Nuk mund të përdoret familja e një të burgosuri, vuajtja e saj dhe shpresa e saj për klikime, shikueshmëri apo përfitime politike.
Gazetari duhet të verifikojë informacionin. Nëse nuk ka konfirmim, duhet të thotë: “nuk është konfirmuar”. Nëse ka vetëm një burim anonim, duhet të sqarohet qartë. Nëse bëhet fjalë për një pretendim politik, duhet të paraqitet si pretendim politik dhe jo si fakt.
Tani, pas verdiktit të Hagës, loja duket se po vazhdon me një tjetër kapitull: apelimi. Përsëri dëgjojmë versione të ndryshme, premtime dhe deklarata se “tash do të lirohen”, “apeli do t’i nxjerrë”, “kësaj here është e sigurt”.
Le të ndalemi njëherë: Gjykata ka dhënë një aktgjykim. Ekzistojnë procedurat e apelit. Drejtësia ka procedurat e veta.
Nuk është detyrë e televizionit të shpallë paraprakisht vendimin e gjykatës. Dhe mbi të gjitha: mos krijoni shpresë të rreme te familjet e njerëzve që tashmë kanë kaluar vite të tëra në ankth.
Gazetaria nuk është fabrikë emocionesh. Gazetaria është përgjegjës
