24.5 C
Berne
mercredi 17/07/2024

Presidentja e Zvicrës: Sikur ne, edhe kryeministri Albin Kurti beson se angazhimi i Zvicrës është i domosdoshëm

Bernë, 13 shkurt -Nga sportet dimërore te buxheti ushtarak, duke përfshirë Ukrainën, dronët dhe Kosovën, këshilltarja federale Viola Amherd iu përgjigj pyetjeve nga Blue News. Në këtë interviste presidentja e Zvicres ka folur edhe për takimin me shefin e NATO-s dhe kryeminsitritn e Kosovës Albin Kurtin si dhe bashkepunimin e Bernës me Prishtinën, shkruan gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch

Pyetje rreth zgjermit të bashkepunimit mes Zvicres dhe NATO-s se a do ta cenonte neutralitetin e Zvicres ?, Presidentja e Zvcres znj.Viola Amherd ehste përjgigjur se « Në Raportin e Politikës së Sigurisë 21, ne kemi treguar tashmë se bashkëpunimi me NATO-n dhe BE-në duhet të thellohet. Ekzistojnë mundësi të ndryshme për zhvillim të mëtejshëm brenda NATO-s, për shembull në fushën e sigurisë kibernetike dhe përmes stërvitjeve ushtarake shtesë. Unë kam folur tashmë për këtë me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg në WEF të vitit të kaluar. Ai tha: « Zvicra duhet të thotë se çfarë dëshiron dhe çfarë kontributi mund të japë në mënyrë që të ruhet neutraliteti. Tani po vendosim projekte konkrete. Unë do të takoj përsëri Jens Stoltenberg në mars. Në rastin e BE-së, këto sqarime janë më të vështira, sepse nuk ka organe përgjegjëse për politikën e sigurisë së BE-së në tërësi. »

Në Davos dit eme apre keni takuar edhe Albin Kurtin, kryeministrin e Kosovës. Konflikti me Serbinë kohët e fundit është përkeqësuar. Cilat pyetje janë në qendër të shqetësimeve tuaja?

Kjo është një intervistë e rëndësishme për mua. Në shtator vizitova trupat tona të Zvicrës në Kosovë dhe tashmë pata një takim dypalësh me Albin Kurtin. Folëm për situatën në Kosovë dhe përkushtimin e Zvicrës për promovimin e paqes. Ky program skadon në fund të vitit, Këshilli Federal dëshiron ta zgjasë edhe për tre vite të tjera dhe tani i takon Parlamentit të debatojë dhe të vendosë. Edhe kryeministri kosovar beson se angazhimi i Zvicrës është i domosdoshëm. Duke pasur parasysh tensionet që vazhdojnë prej vitesh, jam dakord me të.

Derniers articles