28.2 C
Berne
jeudi 18/07/2024

Themeluesi dhe presidenti i Forumit Ekonomik Botëror (WEF) në Davos të Zvicrës, Klaus Schwab largohet nga posti. Cilat ishin lidhjet e tij me shqiptarët

Klaus Schwab po largohet nga pozicioni i tij aktual në krye të Forumit Ekonomik Botëror (WEF) që ai krijoi ne vitin 1971. Burri 86 vjeçar ka informuar sot stafin e institucionit me një email, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch. Klaus Schwab, themeluesi dhe president i Forumit Ekonomi Botëror (WEF) largohet nga posti i tij i cili për 55 vite i kontribuoi paqes dhe stabilitetit në botë.

Nefail Maliqi eshte gazetari i vetëm shqiptar që ka qenë i privilegjuar te ndjek për së afermi gati për cdo vit Forumi Ekonomi Botëror (WEF) mban punimet në qytetin piktoresk në Davos, ku merrnin pjesë krerët e shtetit nga mbarë bota të superfuqive nga George W. Bush, Clinton deri tek Trump apo Biden si dhe ata rus apo kinez si dhe evropian së bashku me shefat e OKB-së, NATO-s dhe Interpol-it.

Le Canton27.ch raporton se presidenti i WEF, Klaus kishte lidhje dhe komunikim të mirë me liderët shqiptarë dhe kishte një respekt të jashtëzakonshëm ndaj Kosovës.  “Ai fliste me admirim për shqiptarët në Zvicër dhe rajon, për ç’ka vazhdimisht kishte ftuar përfaqësuesit shqiptarë nga ballkani, duke filluar nga Sali Berisha, Ibrahim Rugova deri tek te i fundit Edi Rama dhe Albin Kurti“, shkruan Le Canton27. “Ka pasur raste kur shqiptarët për dallim me kombet e tjera, viteve të fundit prezantonin në këtë samit botëror në Davos tre kryeministra shqiptarë nga tri shtete”.

Deri në janar 2025, Klaus Schwab do të kalojë nga pozicioni i kryetarit ekzekutiv në kryetar të bordit të fondacionit, tha zëdhënësi i WEF. Është ende e paqartë se kush do ta pasojë Klaus Schwab. Numri aktual 2, Børge Brende, 58-vjeçari ish-ministër i Jashtëm norvegjez, konsiderohet kandidaturë e preferuar. Ndryshimi pritet të ndodhë përpara edicionit të ardhshëm të WEF në janar.

Që nga viti 2015, WEF është transformuar nga një platformë takimesh në një institucion kryesor global për bashkëpunimin publik-privat, tha zëdhënësi.

Si pjesë e këtij transformimi, WEF po kalon një evolucion të planifikuar nga një organizatë e udhëhequr nga themeluesi në një organizatë në të cilën një president dhe udhëheqje fondacioni do të marrin përgjegjësinë e plotë të lidershipit.

Që nga themelimi i saj në 1971, WEF është organizuar si një fondacion jofitimprurës.

Derniers articles