11.3 C
Berne
vendredi 25/10/2024

Ambasadorja e re zvicerane Ruth Huber në Shqiperi, ka dorëzuar sot kredencialet diplomatike presidentit Bajram Begaj

Berne/Tirane, 6 tetor -Duke nisur nga sot Zvicra ka një ambasadore të re në Shqipëri: Zj. Ruth Huber paraqiti kredencialet tek Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch, duek ju referuar burimeve nga Berna zyrtare.

Presidenti i uroi suksese Ambasadores Huber në kryerjen e misionit të saj diplomatik në Shqipëri dhe shprehu besimin shprehu besimin, se falë eksperiencës së saj, marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve do të progresojnë edhe më shumë, në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë.

Në mënyrë të veçantë, Presidenti Begaj, vlerësoi ndihmën dhe kontributin e vyer që Zvicra i ka dhënë Shqipërisë, në tre dekadat e fundit, për zhvillimin ekonomiko-social të vendit, si dhe shprehu besimin se përmes vijimit të Programit të Bashkëpunimit Zviceran për Shqipërinë, për periudhën 2022-2025, do të konsolidohen edhe më tej kapacitetet institucionale si në nivel të qeverisjes vendore ashtu dhe në atë qendror.

Ambasadorja Huber theksoi se Zvicra vijon të jetë një partnere e përkushtuar për zhvillimin e Shqipërisë dhe mirëpret forcimin e këtij partneriteti si në rrafshet dypalëshe, ashtu edhe shumëpalëshe, përfshirë Këshillin e Sigurisë së Kombeve të Bashkuara.

 

Derniers articles