8.7 C
Berne
vendredi 11/10/2024

Presheva pret diasporen dhe finalen evropiane me flamur dhe muzike shqiptare!

Presheve, 11 qershor -Mbreme sheshi i“Heronjeve” ne qender te Presheves  para komune ishte mbushur me qindra qytetare, te rinj e te teja per te pritur finalen e evropiane te futbollit dhe diasporen shqiptare, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Ne kete tubim festiv ishin prezent edhe kreret e qeverise se pushtetit lokal Ardita Sinani, kryetare e Presheves, Ragmi Mustafa, nenkryetar dhe Sami Salihu, kryetar i kuvendit.

Lugina e Presheves merre fryme me shlire, fale diaspores shqiptare me 50 mije mergimtare!

Ne shenje mireseradhje dhe per ndere te diaspores shqiptare, komuna kishte organizuar koncert me kenge e valle popullore. Shoqëria Kulturore-Artistike “Presheva” ishte ajo qe argetoi deri ne iret e vona qyetaret dhe mergimtaret te cilet vallezuan bashkarisht.

”Një mbrëmje e jashtëzakonshme për fillimin e një sezone të bukur të pushimeve verore. Kjo është Presheva e Traditës. Presheva e Vlerave. Presheva e re. Diaspora shqiptare eshte zemra dhe energjia e Lugines se Presheves..” ka thene per gazeten zvicerane ne shqip Ardita Sinani, kryetare e Presheves.

Sipas gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch Lugina e Presheves aktualisht ka mbi 50.000 mergimtare, prej te cileve vetem ne Zvicer jane rreth 20 mije shqiptare nga Medvegja, Bujanoca dhe Presheva. Ky eksod fatkeaesisht ende vazhdon nga keto tri komuna shqiptare ne Serbi. Por kjo e keqe ka edhe te miren: Lugina e Presheves sot merre fryme me mire fale diaspores shqiptare me 50 mije mergimtare!

 

Derniers articles