Benrë, 25 Nëntor (Nefail MALIQI)-Dy burra, të akuzuar për mbështetje të Shtetit Islamik, u dënuan dje me 30 dhe 53 muaj burg. Njëri prej tyre do të dëbohet gjithashtu nga Zvicra, njofton gazeta zvicerane në shqip LeCanton27.ch duke je referuar burimeve nga policia dhe gjykata federale.
Gjykata Federale Penale dënoi të hënën dy « Vëllezërit e Gjenevës » me 30 dhe 53 muaj burg për mbështetje të Shtetit Islamik (ISIS). Megjithatë, i liroi ata nga akuza e pjesëmarrjes në organizatën kosovare « Vëllezërit Viti ».
Siq kemi raportuar ditë me parë avokatet e «Vellezerve nga Gjeneva» u deklaruan se ata nuk kishin qëllime terroriste siq pretendohej.
Avokati i «emirit» të «Vëllezërve të Gjenevës» kundërshton ekzistencën e një organizate terroriste para Gjykatës Federale Penale. Ai kishe kerkuar lirim nga akuzat dhe i hedh poshtë akuzat e prokurorisë si të pabaza.
Pas dy jave nga jo aferë gjyqesore, i pandehuri i parë mori një dënim me burg prej 30 muajsh, 15 nga të cilët ishin me kusht, dhe një gjobë me kusht prej 120 ditësh prej 30 frangash në ditë. Ky shtetas kosovar u dëbua nga Zvicra për pesë vjet. I pandehuri i dytë u dënua me 53 muaj burg dhe një gjobë me kusht prej 15 ditësh prej 30 frangash në ditë. Si shtetas i dyfishtë zviceran dhe maqedonas, ai nuk mund të deportohet.
Apeli është i mundur. Koha e vuajtur tashmë në paraburgim, 1,181 ditë, do t’i zbritet dënimeve. Meqenëse shtetasi kosovar kaloi 149 ditë më shumë në burg, Konfederata Zvicerane do t’i paguajë atij 13,410 franga kompensim për dëmet morale. Këto dënime nuk janë përfundimtare dhe mund të apelohen në Gjykatën Federale Penale të Apelit.

