8.7 C
Berne
vendredi 11/10/2024

Osmani priti në takim Ambasadorin e Zvicrës në Republikën e Kosovës. Ajo falenderoi Zvicren per mbeshtetje

Prishtinë, 12 mars – U.d. Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti në takim Ambasadorin e Zvicrës në Republikën e Kosovës, z. Thomas Kolly meqe arâst ka falenderuat qverine e konfederates zvicrane per mbeshtetje. Do perkujtuar se Zvcra deir tahs ka ndihmuar Kosoven me mbi 500 milio franga zvcerane për integrime dhe zhvillim, njfton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Me këtë rast, u.d. Presidentja Osmani e falënderoi Ambasadorin Kolly për pritjen e institucioneve Zvicerane në vizitën zyrtare, si dhe shprehu mirënjohje te thellë për takimet konstruktive dhe përmbajtjesore me përfaqësuesit më të lartë institucional.

U.d. Presidentja Osmani theksoi poashtu që si rezultat i kësaj vizite, tashmë janë ndërmarrë hapat e parë për konkretizimin e bashkëpunimit ndërparlamentar dhe që shumë shpejt do të iniciohen projekte e nisma të tjera në fusha të ndryshme konform prioriteteve zhvillimore të qeverisjes së re.

Në takim u fol për rëndësinë e themelimit sa më të shpejt të institucioneve e me ç’rast u theksua nevoja për respektim të plotë të vullnetit të shprehur të qytetarëve.

Duke folur për situatën aktuale me pandeminë, u.d. Presidentja Osmani vlerësoi lartë gatishmërinë e autoriteteve zvicerane për të parë mundësitë për të ndihmuar Kosovën në sigurimin e vaksinave

Derniers articles