-3.2 C
Berne
vendredi 22/11/2024

Sot ne Gjeneve protestuan qindra izraelite kunder Hamasit

Gjeneve, 11 tetor -Qindra izraelitë sot gjate nje proteste para selise se OKB-se duartrokitën vendimin e Këshillit Federal për Hamasin të mërkurën në mbrëmje në Gjenevë. Ne të njëjtin qytet, misioni palestinez në OKB ka akuzusr po ashtu sot kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për ‘nxitje të gjenocidit’, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch gazetari se ciles ndoqi ket proteste ne Gjeneve.

Ne pranine e rreth 500 demonstruesve të mbledhur në sheshin e OKB-se ku pa asnje flamur tjeter pos i Izraelit pas nje minute hesgtje, mases ju drejtua ambasadori izraelit në Zvicër, Ifat Reshef vlerësoi se neutraliteti nuk ishte i përshtatshëm pas akteve terroriste të Hamasit.

Edhe pse ishte proteste solidarizues aty nuk u pa asnje flamur tjeter pos atij izraelite. Aty nuk u pane as nga komunitet tjera apo shqiptar, e as flamur te Shqiperise apo Kosoves, perkunder asaj qe tv shqiptare flasin per solidaritet apo simpati te madhe te shqiptareve ndaj izraeliteve. Ndryshe ne kete proteste sot ne Gjeneve u solidarizuan edhe nje grip serbesh, te cilet flsnin serbisht dhe rusisht, ka verejtur gazetari i Le Canton27.ch qe ndoqi protesten ne fjale.

« Prania e juaj sonte ketu na tregojnë mbështetjen » për Izraelin, shtoi ambasadori izraelite, pasi tubimi monitorohej nga një prani e madhe e sigurisë private ku u pane edhe forca te medha zvicerane ne distance.

Në mesin e demonstruesve e organizuar nga Shoqata Zvicerane-Izraelite kishte afishe ku shkruante ‘Hamas- ISIS’, emri në anglisht i grupit të Shtetit Islamik (IS), ose ‘Sillini në shtëpi’, duke iu referuar pengjeve në Rripin e Gazës.

Në një peticion që ata duan t’ia dorëzojnë institucioneve të shumta dhe Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres, organizatorët kërkojnë qasje nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK) te njerëzit e rrëmbyer. Pengët duhet të ‘lirohen menjëherë’ ose t’i dorëzohen një shteti të tretë, thanë ata, duke bërë thirrje për përpjekje të OKB-së.

Gjithashtu në Gjenevë, misioni palestinez në OKB zbuloi të mërkurën një reagim të rrallë që nga sulmet e së shtunës. Të martën para vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara, ajo akuzoi Benjamin Netanyahun për ‘nxitje të krimit të gjenocidit’, për shkak të dëshirës së tij për të ‘rrafshuar Gazën’. Po kështu, ajo u kërkoi aleatëve të shtetit hebre që të dënojnë ‘terrorizmin shtetëror’ të Izraelit dhe jo vetëm veprimet e Hamasit, rapirtin ATS, citon Le Canton27.ch

Ajo shpjegon se ka kërkuar për dekada që të fitojë më shumë të drejta për popullatën e saj në mënyrë paqësore para organizatave ndërkombëtare. Një qasje hasi në ‘pengesa në çdo hap’, sipas saj.

Derniers articles