7.8 C
Berne
mardi 5/11/2024

Në aeroplanin nga Cyrihu për Prishtinë nisi të hyjë tym, pasagjerët thyen dyert

ImageMëngjesin e së mërkurës, nga Aeroporti i Cyrihut një aeroplan do të nisej për në Prishtinë. Aeroplani do të fluturonte në 5: 45 në mëngjes, por, për shkak të temperaturave të ulëta, duhej të bëhej shkrirja së pari. Pastaj, siç shkruan gazeta zvicerane “Blick”, transmeton gazeta Le Canton27.ch

“Dyert u hapën dhe tymi nisi të hynte brenda”, ka thënë një lexues i “Blick”.

Sipas përshkrimit të tij, njoftimet që vinin nga ekuipazhi ishin të paqarta. Fillimisht i kanë kërkuar udhëtarëve të dalin nga aeroplani, pastaj, papritmas i kanë mbyllur dyert dhe u kanë kërkuar të qëndrojnë në vend.

“Njerëzit pastaj filluan t’i thyejnë dyert vetë”, thotë një pasagjer.

Edhe pse kompania e fluturimit ka thënë se nuk ishte tym, për pasagjerët ishte kthyer në një situatë delikate e gjithë ajo.

Më pas, udhëtarët janë kthyer në terminalin e aeroportit dhe fluturimi për në Prishtinë është anuluar.

Por, kaosi ka vazhduar edhe në aeroport, pasi nuk është ditur se cka do të bëhet me udhëtarët që kishin prerë biletat për në Prishtinë. Kompania e fluturimeve, udhëtimin e radhës në këtë destinacion e ka të enjten.

Kompania e fluturimit ka shpjeguar se cka ka ndodhur mëngjesin e sotëm në avion, duke thënë se nuk ishte një situatë e rrezikshme për paragjerët.

“Sot në mëngjes, gjatë shkrirjes për fluturimin GM 600 nga Cyrihu në Prishtinë, mbetjet e lëngut të shkrirjes në formën e avujve hynë në avion nëpërmjet sistemit të ventilimit.”

Derniers articles