Mitrovicë, 3 qershor -Dje janë zhbllokuar dy pikat kufitare, Jarinjë dhe Bërnjak, të cilat lidhin Kosovën dhe Serbinë. Raportohet se nga rrugët që çojnë këto dy pika nuk ka më kamiona të protestuesve dhe nga aty është larguar edhe njësia speciale e Policisë së Kosovës. Tashme, pas 12 dites sitzuatae te tensionuar, pjesëtarët e KFOR-it e kanë marrë kontrollin në këto dy lokacionet, njofton nga Mitrovica korrespendoenti i gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch
Pas 12 ditë operimi ne Veri te Kosovës, pas marrëveshje sse Brukselit te pershëndetur nga SHBA-të, BE dhe Zvicra frocat kosovare jane kthyer ne kazerma dke konsideruar angazhimin e tyre të suksesshem – Mission Accomplie! Shumë qytetarë nga Mitrovica kishin dalur në rrugë për të pritur Njësinë Speciale teksa kthehet nga Veriu. E gjithë kjo erdhi pasi Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, bëri thirrje që qytetarët për t’i pritur dhe pershëndetur policët e Njësisë Speciale të Kosovës derisa kthehen nga Jarinja dhe Bërnjaku.
Forcat kosovare shkuan e u kthyen po asnje incident, përkunde provokimeve te protestuesve serbë. Ata shkuan ne Veri me lule dhe u kthyen me lule në kazerma!
Zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar tha se ishte e rëndësishme që Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje për uljen e tensioneve në veri të Kosovës. Escobar na vazhjdiom tha se « Qeveria Kurti ka pasur të drejtë në reciprocitet, kjo na ka befasuar!.. »
Lidhur me situaten diteve te fundit dhe targat, Berna zyrtare ka reaguar përmes gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch duke kërkuar nga palet te ulet ne tavolinen e bisedimeve per te zgjedhur problemet.
“Zvicra mirëpret rezultatin e negociatave të lehtësuara nga BE-ja për targat e veturave dhe inkurajon Serbinë dhe Kosovës të bëjnë progres të mëtutjeshëm në normalizimin e marrëdhënieve të tyre”, citon Le Canton27.ch reagimin e Qeverise zvcerane e cila ka pershëndetur marrëveshjen e Brukselit për targat Kosovë-Serbi.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla pas tërheqjes së barrikadave dhe Njësisë Speciale nga veriu, duke pershëndetur misionin e tyre paqesor duke mos ju përgjigjur provikemeve te protestuesve serbë ka thenë se « Reciprociteti me Serbinë u vendos me 20 shtator, dhe u zbatua në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Policia e Kosovës, dëshmoi se është polici profesionale dhe e gatshme të mbrojë sovranitetin e shtetit dhe ofrojë rend dhe siguri anë e mbanë, pa dallim. Epoka kur Republika e Kosovës nënshtrohet ka përfunduar, dhe këtë mesazh tashmë e ka kuptuar Beogradi dhe Brukseli. Krimi dhe korrupsioni do të luftohen në çdo cep. Policia e Kosovës e dëshmoi për 13 ditë se përveç që është profesionale është edhe gatshme të kryej misionin e saj me sukses… »