-0 C
Berne
lundi 23/12/2024

Mërgimtarët në Zvicer i japin mbeshtetje kandidateve për kryetar te Gjakoves dhe Gjilanit Mimoza Kusari-Lila dhe Alban Hysenit

Berne, 6 nentor -Nje javë para zgjedhjeve ne Kosove ne 12 komuna (me balotazh) dje ne Zvicer janë zhvilluar tre tubime me diasporen shqiptare te organizuar nga aktivist te pikave te VV  në Winterthur, Aarau dhe Gjenevë, ku mysafiret nga Kosova, ishin zyrtare te kesaj partie Mimoza Kusari-Lila dhe Alban Hyseni, kandidat potencial per kryetar te Gjakovës dhe Gjilanit, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Deputetet Mimoza Kusari-Lila dhe Alban Hyseni mergimtareve:  Ju jeni ambasador te kombit tonë. Se shpejti do keni edhe përfaqesuesin e juaj ne Parlament!

Të pritur nga Bekim Hoti, kryetar i LVV Qendra në Zvicër dhe Shemsi Shema shef i shtabit zgjedhor për zgjedhjet lokale në Qendrën e LVV në Zvicër, deputetja e Republikës se Kosoves Mimoza Kusari- Lila shefe e grupit parlamentar të LVV në Parlamentin e Kosovës dhe kandidate nga LVV për  kryetare të komunës së Gjakovës dhe Alban S. Hyseni deputet i LVV në Parlamentin e Kosovës dhe kandidatë i LVV për kryetar të komunës së Gjilanit dje kane zhvilluar tubime informative në Zvicër (ne Aarau dhe Gjenevë) mbi zhvillimet e e fundit ne Kosove me theks te posaqem rreth pandemise dhe zgjedhjeve komunale (balotazhit) te 14 nentorit, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Hyseni duke folur rreth Shqiptareve te Lugines se Presheves ka shprehur shqetesimin e tij sidomos ne Medvegje me pasivizimin e adresave. I pyetur nga gazetari i gazetes zvicerane Le Canton27.ch rreth 20 mije shqiptareve nga Lugina ne Gjilan, Fushe-Kosove e gjetiu te cilet keto njezet vitit e fundit po qendrojne azil ne vend te vetin per te cilin luftuan e sakrifikuan, pa kurrefare dokumentesh, kryetari i ardhshem i Gjilanit ka premtuar se kjo ceshtje do te zgjidhet me kohen, madje permes nje marreveshje ne Bruksel.

Kandidatja për kryetare e Gjakoves Mimoza Kusari-Lila  bashke me kandidatin tjeter për kryetar ne Gjilan, z.Alban Hysenin kane marrë përkrahke të madhe edhe nga diaspora. Kusari-Lila dhe Hyseni po qëndron në Zvicër nga ku i është konfirmuar përkrahje e fuqishme në të gjitha format nga mërgimtaret shqiptare në Zvicër te cilet nje pejse e amdhe kane votuar permes postes dhe nje pjese tjeter po ashut e madhe do te udhtojne drejt Prishtines me 14 nentor për te votuar fizikisht ne Kosovë.

Mimoza Kusari-Lila  para meses se tubuar ne Aarau tha se « Ne kemi dipaoren me te fuqishme ne ballkan si nga aspektui intelektual ashtu edhe ai ekonomik dhe bizneseve. Prandaj, ju mergimtarë  jeni fuqia më e madhe investuese dhe shtendertimit të Kosovës.. »

Kandidati dhe deputeti nga Gjilani  Alban Hysdeni mbrfem ne Gjenevë para mergimitareve në Zvicer tha se « Ju jeni sot ambasador te kombin tonë që dje ishit pjesë e ndertmit dhe clirimit te Kosovës nga frontet deri tek pamvaresia e Kosovës.. Prandaj ju e meritoni te keni përfaqesuesin e juaj ne parlamentin e Republikës se Kosovës. »

Duke folur për menaxhimiun e pandemisë ne Kosovë, deputetja Mimoza Kusari- Lila shefe e grupit parlamentar të LVV në Parlamentin e Kosovës para mergimtareve doli me njemesazh duke apeluar tek ata qe te vaksinohen!  « Qeveria jone, rrespektivisht Ministria e Shendetesise., i tere dtafi mjeksësor deri tek polcia eshte duke e manaxhuar mire pandemine, bile jemi shembull ne rajon. Për kete flasin me se miri vete shifrat ku ne kemi zero vikrima, kurse n vendet fqinje kami nga 30 e 70 viktima ne dite. Prandaj edhe ju ketu ne Zvcer e perendim duhet rrespektuar rregullat dhe sygjerimet e autoriteteve zvicerane. Nese kerkohet te vaksinoheni, ju duhet t’i përgjigjeni pozitivisht! Nese zvicaranet marrin vaksinat pse ju jo, aq me teper kur ketu jetoni dhe punoni. Integrim nuk eshte vetem te flisni gjuhen gjermane apo  frënge  ne vendi ku jetoni, por edhe te rrespktoni rregullat dhe masat, bashkë me kerkesat e qeverise zvicerane.  Une kam dy fëmije dhe qe te dy jane vaksionuar ne Kosovë dehs ot jane shendosh e mire si molla. Edhe ju pse edhe ju t’mos e beni nje gje të tillë! Po flet ndokush se « nuk dim cka ka brenda atyre vaksinave », po cka ka me pas,  pos perforcim te imunitetit. Edhe kur ju ka lindur fëmija, kur kanë marrur vaksinën e pare , te dyte askush nuk ka pyetur se cka  ka pasur brenda, apo? Dhe tash pse te hezitojme ne kete drejtim. Prandaj, nëse i duani femijet e juaj vaksinohu ju lutem!., sepse me këte akt ju do mbroni familjet e juaj, shoqerine dhe vendin ku jetoni dhe veproni duek krijuar një imazh të mire..  » citon gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Lexohet mesazhi i Arben Vitisë para mergimtarëve në Zvicer

“Mërgata ka qenë fuqia jonë në luftë e në paqe. Kjo mërgatë e bukur mund të jetë fuqi e NDRYSHIMIT edhe në zgjedhjet e së dielës, më 14 nëntor. Janë të shumtë ata që na kanë njoftuar se kanë dhe do të marrin rrugë për të qenë pjesë e NDRYSHIMIT në zgjedhjet e 14 nëntorit në Kryeqendrën tonë Prishtinë e kudo në komunat e Kosovës.

Ju keni qenë pjesë e rëndësishme e NDRYSHIMIT edhe në zgjedhjet e 14 shkurtit, andaj ju mirëpresim me mendje e me zemër që të jeni pjesë e ndryshimit të nevojshëm në Prishtinë dhe në komunat tjera të vendit tonë. Respekt për tërë ato gjenerata të mërgatës tonë, të cilat për shkaqe të terrorit serb dhe varfërisë ekstreme që sillte ky terror, qenë detyruar ta linin Kosovën, por që sytë, mendjen dhe zemrat gjithmonë i mbajtën të drejtuara nga Kosova dhe tërë populli shqiptar. Kjo e bën mërgaten tonë unike dhe për këtë meritojnë respektin maksimal.

Për fund, duke ditur arsenalin e madh që ka mërgata jonë përmes firmave të shumta që kanë nëpër vende të ndryshme do të ishte e domosdoshme që Kosova përmes mekanizmave brenda dhe jashtë vendit të ndërtonte dhe për më tepër mirëmbante kontaktet duke ua mundësuar dhe lehtësuar atyre që të investojnë në Kosovë. Me shumë respekt dhe Mirë se Vini në Atdheun tonë dhe tuajin !..”, thuhet ne medazhin e  Arben Vitise, kryetar VV Qendra Prishtinë, #144, tramseton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Mbi 20 aeroplanë javen e ardhshme drejt Prishtinës  

Në këto takime mes deputeteve me diapsdorën, ku muarrën pjesë qindra mergimtare jo vetem anetare te VV, por edhe partive tjera qe aderuan ne Vetvendosje. Diskutimet e Mimoza Kualsit-Lila dhe Alban Hyseni u ndoqen me nje ineteresim te madh te percjellura here pas here me duaktrokitje te gjata nga mërgimtaret jo vetem nga Kosova, por edhe nga gjitha viset shqiptare si nga: Shqiperia ashtu edhe nga Lugina e Presheves, Maqedonia e Mali i Zi qe jetojne dhe veprojne ne Zvicer.

Pyetjet  e bashkëaktdhetareve drejtuar mysafirëve nga Gjakova dhe Gjilani ishin me te ndryshmet si per menyren e votimim, për pritoritet dhe dy kandidatëve per kryetar komune, për synimet dhe projektet, por nuk munguan as pyetjet  per gjendjen aktuale, sidomos ne Veri te Kosovës dhe Luginen e Preshevës, por edhe per pandeminë si dhe « ballkanin e hapur » te Aleksander Vucicit dhe Edi Ramës .

Interesi i mergimtareve nga keto tubime ne Arrau dhe Gjenevë me deputetët nga Kosova ishte edhe themelimi i nje fondacioni i shqiptareve ne Zvicer apo perendim per raste emergjence për shtetin e Kosovës qofte per zhvillim dhe ndertim apo për perforcimin e instituiconeve tona per ushtri apo për polici  te cilet u shprehen te gatshëm te kontribuojnë.

Ilmi Cakolli dhe Naim Avdyli aktivist në Pikën e LVV në Obersee-St.Gallen, Qendra në Zvicër thanë se interesimi i mërgimtarëve në këto tubime ishte i madh po aq edhe për të shkuar në Kosove per votimet e 14 nëntorit. Kurse deputeti zviceran Kushtrim Berisha ka ftuar diasporen shqiptare qe t’i pergjigjen sa me shume fteses se VV per te votuar te dielen e ardhshme ne Kosove, per te cilen dite jane rezervuar aeroplane enkas per ket udhetim.

Në kontakt me autoritet zvicerane , aeroportet dhe agjencitnë e udhëtimeve kemi mesuar se nga sot nga aeropori i Zvicres (Gjenevë, Bazel dhe Zurich)  deri para se dieles se javës e ardhshme (dites se votimit) drejt Prishtines do te flutojne mbi 20 aeroplanë

Derniers articles