20.9 C
Berne
vendredi 11/09/2026

Media Zvicerane: Gazetari shqiptar rrefen rrugëtimin e tij – Nga delet, lopët…deri ne OKB, NATO, BE, Interpol dhe UEFA

Bernë, 11 shtator -Nga fëmijëria në Karadak, ku kujdesej për lopët e delet, deri te sallat e OKB-së në Gjenevë, selitë e NATO-s, institucionet e BE-së, INTERPOL-i dhe botës së futbollit UEFA. Është një rrugëtim që në shikim të parë duket si skenar filmi, por për Nefail Maliqin është historia e jetës së tij, shrkuan gazeta zvcerane LeCVanton27.ch

Nefail Maliqi: “Jeta ime ishte si në filma!”

Një jetë e ndërtuar hap pas hapi, me lapsin e gazetarit në dorë, nga Presheva drejt qendrave ku merreshin vendime të rëndësishme për Evropën dhe botën.

“Jeta ime ishte si në filma!”, thotë Maliqi, duke kujtuar rrugën e gjatë nga fëmijëria e tij në Preshevë deri te takimet me personalitete të nivelit më të lartë ndërkombëtar.

«O ti gazetar, shko ruaj lopët!»

Kështu më kishte shkruar dikush në një koment para disa ditësh. Nuk e di nëse ishte nga xhelozia apo nga dashuria. Por, në vend që të zemërohesha, ia zura për nder. Në fakt, ma kujtoi historinë time.

Madje, pak më mbeti hatri: pse nuk i përmendi edhe delet, magarët dhe kuajt? Sepse unë, si fëmijë, nuk kam ruajtur vetëm lopë!

Jam rritur në fshat. Para dite në shkollë, pasdite me kafshët në Lezbali, në Karadak. Me ujkun afër, aq sa ndonjëherë vetëm gjumi na ndante prej tij.

Nuk jam rritur me çokollata, as me iPhone. Babai im nuk ishte ministër, ambasador apo funksionar. Ishte bir katundari, një njeri i thjeshtë që na rriti dhe na shkolloi me djersën e tij, me dhjetë gishtat dhe me punë të ndershme.

Ishim tetë fëmijë

E mbaj mend edhe sot: kam shitur limushk, kam punuar argat, kam prashitur tokën, vetëm që të siguroja libra e gjërat e shkollës. Sot, në një standard krejt tjetër jetese, shumë familje mezi rrisin dy a tre fëmijë. Ne ishim tetë dhe u rritëm me punë, sakrificë dhe shpresë.

Kur ruaja lopët e delet, kisha një qen pas vetes. Në dorë mbaja fyellin, një brisk dhe një thupër. Por diku mes tyre, gjithmonë ishte edhe një libër.

Më kujtohet Lugjet e Verdha

Në strajcë mbaja revistën Harabeli dhe bukën me sheqer. Për mua ajo bukë ishte më e mirë se çdo tortë. Më dukej sikur as Tita nuk hante më mirë se unë! 😀

Dhe pastaj vinte shkolla

Çdo ditë udhëtoja rreth 14 kilometra vajtje-ardhje. Verë, dimër, shi, borë, kiamet… nuk kishte rëndësi. Madje gëzohesha kur bënte ngricë. Bora dhe skllota ngrinin dhe uji nuk hynte në këpucët e mia, ato bata të shqyera.

Ndoshta aty, pa e kuptuar, filloi gjithçka. Sepse njeriu mund të ketë këpucë të shqyera, por ëndrrat nuk duhet t’i ketë të shqyera kurrë.

Nefail Maliqi: Është e çuditshme jeta – Nga lopët drejt në OKB. Jeta im ehste si në film!

Nga një fëmijë që ruante bagëtinë në Karadak, në sallat e OKB-së, NATO-s, BE-së, Interpolit e UEFA-s. Nga nje gazetari lokal në gazetarin ndërkombëtar.

Fillimisht RTV Shkupi dhe Flaka. Pastaj BBC, Deutsche Welle, Geneve Post… e shumë media të tjera. Më vonë Top Channel, ATSH, Bota Sot, Presheva Jonë dhe vitet e fundit drwejtoj gazeten zvicerane ne shqip Le Canton27.ch.

Dikur në fshat kisha punë me Larushen, Bardhokën, Laren, Surkën, Becën, Sivën dhe qenin Shark. Pastaj, pas studimeve, i lashë Larushat e Arushat dhe nisa të merrem me njerëzit që vendosnin për fatin e botës sikur me Clinton, Madeleine Albright. Javier Solana, Jamie Shea, Kofi Annan, Wesley Clark, William Walker, Ban Ki-moon, Carla Del Ponte, Dick Marty,  Micheline Calmy-Rey, Sofia Loren, Angelina Jolie, John Voight, Pelé. Zidane. Platini. Clitschko, Infantino, Blatter… Nga Zicra te gjithe presidetet dhe shefat e diplomacise se Konfederates, kurse nga lidret shipatre thuajse kam intevrstuar te gjthe ne ballkan, por do veqoja vetem tre shipatre: Dr.Ibrahim Rugova, Dr. Sali Berisha dhe Ismajl Kadare!

I takova, i intervistova, me disa prej tyre pata mundësi të bisedoja edhe më gjatë, në kafe e jashtë kamerave. Dikush mund të pyesë: si arriti një djalë nga një fshat i Preshevës deri aty?

Nuk kam një përgjigje magjike. Nuk më çoi atje mbiemri. Nuk më çoi pasuria. Nuk më çoi babai « amabsador » apo « minister ». Bie une nuk jamrritur kurr me para te serbeve, sespe babai im kurre nuk na ka ushqyer me page te Serbise ai punoi ne pereddnim (Austri) sikur une sot por edhe en fasht punoonim me kafshe, blektori, tamam malësor…

Më çuan shkolla, puna, këmbëngulja, gazetaria dhe ndoshta ajo kokëfortësia e fëmijërisë për të mos u dorëzuar. Unë kurrë nuk e kam dashur politikën

Ironikisht, prej rreth dy dekadash si gazetar pranë institucioneve ndërkombëtare, jam marrë pikërisht me politikanë, presidentë, ministra, diplomatë dhe njerëz që kanë pasur në dorë vendime të mëdha.

Por këtë rrugëtim nuk e shoh vetëm si histori personale.

E shoh edhe si një dëshmi se nga një fshat i vogël mund të arrish në qendrat më të mëdha të botës, nëse nuk e humb kurrë dëshirën për të mësuar dhe për të ecur përpara. Kam pasur fatin të punoj e të raportoj nga disa prej qendrave më të rëndësishme të vendimmarrjes:

Gjenevë – Bernë – Bruksel – Berlin – Davops – Vjenë – Paris – New York

Dhe në gjithë këtë rrugëtim kam mbajtur me vete atë djalin e vogël të fshatit.

Atë që ecte 14 kilometra për në shkollë. Atë që ruante lopët e delet.

Atë që mbante një libër në dorë dhe bukën me sheqer në strajcë.

Atë që ëndërronte pa e ditur se një ditë do të hynte në dyert e OKB-së dhe NATO-s.

Prandaj, atij që më shkroi: «O ti gazetar, shko ruaj lopët!»

I them: Faleminderit që ma kujtove. Sepse po, i kam ruajtur lopët. Kam ruajtur edhe delet. Kam ruajtur kuajt e gomarët.

Por ndërkohë, duket se kam ruajtur edhe një ëndërr. Dhe ajo ëndërr më çoi shumë më larg se sa mund ta imagjinonte një djalë i vogël nga Presheva. Nga Karadaku në OKB. Nga strajca në sallat e diplomacisë.

Nga fyelli te mikrofoni. Nga lopët te liderët botërorë. Kjo është historia ime.

Dhe, po të kthehesha edhe një herë në atë fshat, do t’i ruaja prapë lopët. Vetëm se kësaj radhe, në strajcë do të fusja edhe një mikrofon.

KUSH ESHTE NEFAIL MALIQI

Nefail Maliqi është gazetar dhe publicist shqiptar me origjinë nga Presheva, i vendosur prej rreth tri dekadash në Gjenevë. Ai është kryeredaktor i LeCanton27.ch, një medium në gjuhën shqipe në Zvicër.

Sipas burimeve publike:

Ka punuar si gazetar/korrespondent për media shqiptare dhe ndërkombëtare, përfshirë BBC, Deutsche Welle, Top Channel, Bota Sot, Zëri, RTV Shkupi dhe të tjera.

Ka ndjekur për shumë vite OKB-në në Gjenevë, si dhe aktivitete të NATO-s, BE-së, OSBE-së dhe organizatave të tjera ndërkombëtare. Ka intervistuar dhe takuar shumë figura politike e ndërkombëtare; burimet e profilit të tij përmendin edhe krerë të OKB-së, NATO-s dhe personalitete si Hillary Clinton, Madeleine Albright, Bill Clinton, Javier Solana etj.

Në Tribune de Genève ka botuar kronika/opinione si kryeredaktor i LeCanton27.ch.

Në vitin 2025, Blick raportoi për propozimin e tij që në Prishtinë të vendosej një bust i Wilhelm Tell, si simbol mirënjohjeje ndaj Zvicrës. Ka qenë i pranishëm si gazetar në ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare në Gjenevë dhe Davos dhe ka raportuar gjatë për Kosovën, Ballkanin, Zvicrën dhe komunitetin shqiptar në diasporë.

Nefail Maliqi është një gazetar shqiptar nga Presheva, me karrierë ndërkombëtare të zhvilluar kryesisht në Gjenevë, i njohur për punën e tij rreth OKB-së, institucioneve ndërkombëtare, Kosovës dhe komunitetit shqiptar në Zvicër, si dhe si kryeredaktor i LeCanton27.ch

Derniers articles