20.9 C
Berne
vendredi 11/09/2026

Sot bëhen 28 vjet nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit te Levizjes studentore që rrezoi komunizmin

Më 12 shtator 1998, Shqipëria u trondit nga vrasja e Azem Hajdarit, një prej figurave më të njohura të lëvizjes demokratike shqiptare dhe një nga protagonistët kryesorë të Lëvizjes Studentore të Dhjetorit 1990, e cila i dha fund monopolit komunist dhe hapi rrugën drejt pluralizmit politik, sjkruan gezat zvicerane në shqip LeCanton27.ch

Hajdari u qëllua për vdekje pranë selisë së Partisë Demokratike në Tiranë. Bashkë me të u vra edhe Besim Çera, truproja i tij.

26 years since the murder of Azem Hajdari, Shehu: It will be unforgettable for all democrats – Balkanweb.com - News24Azem Hajdari ishte ndër studentët që dolën në ballë të protestave të dhjetorit 1990, duke kërkuar liri, demokraci, pluralizëm politik dhe të drejta njerëzore. Për shumë shqiptarë, emri i tij u bë simbol i guximit për t’u përballur me regjimin komunist në një kohë kur kundërshtimi politik kishte pasoja të rënda.

Pas rënies së komunizmit, Hajdari vazhdoi aktivitetin politik dhe u bë një nga figurat e rëndësishme të Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe deputet i Kuvendit.

Vrasja e tij më 12 shtator 1998 nuk ishte vetëm humbja e një politikani. Ajo u shndërrua në një nga momentet më dramatike të historisë politike të Shqipërisë së paskomunizmit dhe pasoi një periudhë të jashtëzakonshme tensioni politik e shoqëror.

27 vite më pas, emri i Azem Hajdarit mbetet i lidhur me fillimin e betejës për demokraci në Shqipëri.

Azem Hajdari – studenti që doli në rrugë kundër diktaturës dhe u vra duke mbetur një nga simbolet më të forta të demokracisë shqiptare.

Derniers articles