3.3 C
Berne
dimanche 22/12/2024

Një dhurata nga Drenica për diasporen shqiptare ne Zvicër me rastin e Dites se pamvarësisë-Flamuri gjigant drejt « Guinness »

Bernë, 17 shkurt -Pas zgjedhjeve te sukseseshsme në Kosovë me 14 shkurt në të cilin proces mori pjese masovikisht dhe denjesisht edhe diaspora shqiptare, sidomos ajo na Zvicër. Prandaj, Drenica ka vedosur qe me me rastin e 13-vetorit te pamvaresise se Kosovës t’ju dedikoj diaspores kete dhurate te merituar,  flamurin gjigant të Kosovës 1.216 m² punuar me letër origami, veper kjo e cila synon te jetë pjese e rekordit ne librin e Guinness-it, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Autor i ketij flamuri gjigant Flamuri i Kosoves i punuar me shume dashuri me mbi 100,000 copëza origami eshte Arbnora Fejza nga Drenica (Skënderaj), nje artiste dhe edukatore e diplomuar në Fakultetin e Edukimit, dega parashkollor.

« Kam punuar per 10 vite edukatore dhe menaxhere ne istitucione parashkollore. Arti ka qene hobi im, kam reaalizuar 14 jetë ekspozita arti. Deshira ime ishte qe me kete pervjetor te pamvaresise te realizoj diqka madheshtore dhe te veçante, si ky flamur. Pra, për nderë të festës së Pavarësisë t’ja dhuroj shtetit tim edhe një rekord Flamurin e Kosovës. Dhe aplikimin e bëra ne emër të gjimnazit Hamëz Jashari. Këtë rekord ja dedikoj familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve te vendit tim. Njekohesisht edhe diaspores shqiptare e cila me 14 shkurt, me rastin e zgjedhjeve e deshmoi atdhedashurine ndaj shtetit tone. E realizova këtë vepër artistike, për shtetin e ri, për vendin tim i cili me shume mund e arriti lirine!.. » ka thënë për gazetën zvicerane ne shqip Le Canton27.ch znj. Arbnora Fejza.

Dy herë fituese e çmimit të parë në Guinness, në vitin 2018 dhe në vitin 2019, Ajo bashkë me dhjetëra nxënës nga ky rajon, vendosën për rreth 14 orë letrat shumëkëndëshe në një sallë sporti të mbyllur, të cilat formuan në mozaik flamurin e shtetit më të ri në Evropë, në përmasa prej 1.216 metrash katrorë.

Arbnora Fejza Idrizi ka hyrë në librin “Guinness” për herë të parë në vitin 2018 me lulen më të madhe në botë prej 8,7 metrash, me artin e letrës origami.  Ndërkaq, për herë të dytë, ajo u bë pjesë e librit të rekordeve në vitin 2019 me vazon më të madhe prej letre, me një lartësi 2,73 metra dhe gjerësi 2,38 metra, në të cilën paraqiti në miniaturë flamujt e shteteve që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Autorja e “Guinness” Arbnora Fejza Idrizi dhe kryetarin e Komunes se Skenderaj Bekim Jasharin me 1-Gusht , diten Nacionale te Zvicres kane një surprize!

No description available.Mësuesja Arbnora Fejza-Idrizi nga Skënderaji, e emocionuar po e pret ditën kur juria e Librit të Rekordeve Botërore “Guinness” do të vlerësojë punën e saj, mozaikun e bërë me letra origami që shpërfaq flamurin e Republikës së Kosovës, më të madhin e këtij lloji të bërë ndonjëherë në botë.

« Mbas ketyre sukseseve mendova te realizoj diqka edhe me madhështore per shtetin e bukur te Zvicres, miqte tane, popullin zvicerane qe gjithnje kane qne prane nesh ne koherat me te veshtira qofte duke na strehuar apo duke na ndihmuar gjate dhe pas luftes ne Koasovë. Me plot kenaqesit ne pervjetorin e ardhshem te festes nacionale, më 1-Gusht do t’ia beje nje suprize shtetit helvetik te cilen veper sigurisht do te hy ne gare per rekord ne librin e Ginnissit »

Çmimi do t’u dedikohet familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve Por, “Guinness” i ka dërguar rregullat e punës konkurrentes nga Kosova dhe tani juria e tyre e cila përbëhet nga profesorë arti e arkitektë do të vlerësojë se a janë përmbushur kërkesat e tyre për ta shpallur fituese. Rezultati shpreson t’i bëhet i ditur në 13-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt.

Flamuri i Kosoves i punuar me shume dashuri me mbi 100,000 copëza origami eshte i hapur per te gjithë vizitoret ne sallen e re te sporteve ne Skenderaj. Punimi do te jete aty deri me 17 shkurt dhe te gjithe jeni te lire t’a vizitoni ne kohen qe ju pershtatet juve.

A gift from Drenica for the Albanian diaspora in Switzerland on the occasion of Independence Day, the giant flag (1.216 m²) intended for the « Guinness » World Records

Kosovo artist Arbnora Fejza Idrizi gives the finishing touches to her Origami mosaic showing Kosovo’s national flag in the town of Skenderaj (Drenica) Kosovo, 17 February 2021. The two-times World Guinness Record holder Idrizi is attempting the third record with her Origami mosaic of 12,000 square meters made with 127,400 pieces of paper Origami.

May be an image of one or more people, people standing and headscarf

May be an image of 14 people, people standing and indoor

No description available.

Derniers articles