Prishtine, 27 tetor -Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është kërcënuar me jetë përmes nga persona ende te panjohur. Kete e ka konfirmusr policia e Kosoves, njofton nga Prishtina korrespondenti i gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch
Mesohet se nje person me emrin e Facebook-ut, Daniel Arianitti, ka shkruar se jep shpërblim prej 10 milionë eurove në këmbim “të kokës së Albinit” i cili kishte fituar zgjedhjet e 14 shkurtit te ketij viti qe sot eshte ne krye te Qeverise se Kosoves. Ai eshte politikani me i votuar nga gjithe lideret e Kosoven keto dy decenieve te fundit.
“10 milionë euro kush ma sjell kokën e Albinit, Fidel Castros, psikopatit shqiptar”, ka shkruar ai në Facebook
Lidhur me rastin policia e Kosoves per gazeten zvicerane ne shqip Le Canton27.ch kane deklaruar se “pas kercnimit te kryeministrit shqiptar z. Kurti menjëherë janë iniciuar hetimet dhe ato janë duke vazhduar, përderisa bazuar në hetimet e deritanishme dhe vlerësimin e rrezikut, njësia e reagimit të shpejtë është larguar nga lokacioni.”