11.3 C
Berne
vendredi 25/10/2024

Imami shqiptar në Bernë Mustafa Memeti: Debati dhe fushata (pro) kundër shamisë në Kosovë nuk i ndihmon shqiptarëve! Merrni shembull Zvicren për tolerancë!  

Imami shqiptar në Bernë Mustafa Memeti: Komuniteti albanofon në Zvicer duhet të jet vigjilent dhe te distancohet nga radikalizmi islamik ne Zvicër (Photo: Le Canton27.ch)

« Po ka radikalizem fetare dhe relativisht edhe nje numer simbolik prej shqiptareve jane prekur nga ky fenomen negativ…Sado qe radikalizmi islam nga radhet e shqiptareve eshte i vogel, komuniteti yne duhet te jete vigjilent dhe te distancohen nga keto rryma qe nuk i kontribuojne as fese sonë e as kombit tone e hiq e ne hiq integrimit në një vend ku e tere bota merr e shembull per tolerance, siq eshte Zvicra.. » ka thëne imami i njohur shqiptar ne Zvicer i pyetur nga gezata zvicerane ne shqip Le Canton27.ch per integrimin dhe (mos) involvimin e komunitetit albanofon ne Zvicer ne radikalizmin islam, numri i te cileve sillet rreth 300 mijë.

Imam Mustafa Memeti: Sulmi me thike ndaj Salman Rushdie, nje akt i shemtuar dhe qyqar

Për imamin Berne prof.Mustafa Memeti, “jeta e myslimanëve të moderuar është gjithnjë e më e vështirë”. Sulmi i fundit me thikë ndaj shkrimtarit karizmatik Salman Rushdie shkaktori ragime te shumta ne media dhe opnionin boteror, po aq sa edhe botimi i librit te tij « Vargjeve Satanike » pra tridhjete vitesh. I shënjestruar nga një fetva që nga viti 2015, ky imam përparimtar lufton kundër përparimit të islamit politik në Zvicër dhe reagon ndaj sulmit të pësuar nga autori Salman Rushdie, shkruan gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch.

Por, imami i njohur shqiptar nga Presheva (rajon i banuar me shumice shqiptare, aktualisht në Serbi) ne kryeqytetin helvetik ne Bernë z. Mustafa Memeti, njëherit Kryetar i Forumit dhe Drejtor pranë Qendrës në Eruopaplatz, në një interviste ekskluzive dhene gazetes zvicerane Le Canton27.ch ka reagur ndaj ketij sulmi dhe mendon pak me ndryshe. Ky imam përparimtar lufton kundër përparimit të islamit politik në Zvicër dhe reagon ndaj sulmit të pësuar nga autori Salman Rushdie. I shqiptuar në vitin 1989 nga Ajatollah Khomeini, ky dekret fetar inkurajoi të gjithë muslimanët të vrisnin autorin e Vargjeve Satanike, të cilësuara si blasfemi.

* Zoteri Mustafa na thuani, cfare mendoni per sulmin ndaj shkrimtarit mjaft te përfolur Salman Rushdie?

Imam Mustafa Memeti: Ataki i shumtuar ndaj shkrimtarit kontraverz është sipas optikës sonë një atak barbar, frikacak dhe kështu në rradhë të parë është goditur liria e shprehjes. Kështu që për asnjë cmim nuk duhet të heshtim ndaj këtij fenomeni djallëzor, që në rradh të parë i ka goditur vëlaret superlative të kësaj feje.

* Islami a ka nevoje per reformim ne Zvicer apo “dezinfektim” nda disa rryma te rrezikshme ne rend te pare per muslimanet e pastaj edhe per shoqerite tjera?

Imam Mustafa Memeti: Këtë pyetje e kisha shtjelluar dhe përceptuar krejtësisht ndryshe ndaj të tjereve! Optik e një teologu inovativ dhe progresiv është se, natyrshmëria e kesaj feje është elastike dhe si e tillë ambijentohet pa kurrëfarë hendikepi në të gjitha kulturat dhe nacionet dhe gjithashtu nuk pranon as në asnjë mënyrë të jetë ekzotike. Islami nuk mundet të merr rrolin e vetë në ndërtimin dhe zhvillim e një shoqërie inovative siq e meriton, nëse prangoset nga forcat puritaniste dhe arktike. Për atë edhe shpresojmë, se forcat progresiste këtunë shtetin helvetik me asnjë cmim nuk do të pajtohen dhe thjesht fenë e tyre t’i lenë në duar forcave regresive.

Imami shqiptar në Bern redaktorit të gazetes zvicerane Le Canton27.ch: Debati dhe fushata (pro) e kunder shamise ne Kosovë reflekton se jemi pranë një kollapsi kulturorë, fetarë dhe kombëtarë! Merrni shembull Zvicren për tolerancë!

* Ne Kosove, ne media po zhvillohet nje debat i ashper rreth shamise ne shkolla disa jane pro e disa kunder edhe pse SHBA-te pasi Kosova e njohu Jerusalemin si kryeqytet, u deklaruan se ky vende eshte musliman.Mendoni se ky debat rreth shamise ne Kosove eshte eksagjeruar dhe disa po abuzojne, perderisa OKB terhoqi verejtjen Frances rreth pengesave që po ju behen vajzave me shamia ne shkolla. Per dallim, Zvicra nuk e ka kete ceshtja debat, meqe disa here e drejta per te bartur shamia ne shkolla eshte fituar nga Gjykata Federale e Zvicres?

Imam Mustafa Memeti: Sinqerisht jemi të zhgënjyar nga debati i fundit ne Kosovë tonë legjendare kushtur shamisë nëpër shkolla dhe banka të arsimit Kështu që ky lloji debati më reflekton se jemi pranë një kollapsi kulturorë, fetarë dhe kombëtarë! Thene troc, debati dhe fushata (pro) i diteve te fundit kundër shamisë në Kosovë nuk i ndihmon shqiptarëve aq me teper kur ata njihen historikisht shembull toelrance dhe bashkejetese për evropianët.

Mjerisht cka më shqetëson më së shumti, se kampanja është lancuar nga rrjeti social edhe pse e cmoij ne një far mënyre tekonologjinë digjitale, por cështjet qe janë senzitive dhe e prekin për së afërmi identitetin dhe specifikat e një populli me një pozitë gjeopolilitike specifike mes orientit dhe oksidentit ishte dashur, debati të zhvillohej në mënyren institucionale dhe interne duke ruajtur diverzitetin dhe evituar polarizimin e shoqërisë sonë. Mendoi, se kjo frymë debati më së shumti na ka hasmuar mes veti si ata pro apo kontra dhe kemi shkaktuar neve tabori pro antipatie ndaj islamit. Kështu që humësi i vetmi nga ky debat është islami dhe shamia ndërsa fituesi mbetët ai që rrjedhimisht është mësuar në korriz të feve. Por, kështu është fati i keq kur inicativet lancohen nga trupat idhnak dhe ifantil.

* Mendoni se Kosova u ngut pak me njohjen e Jerusalemit, perderisa Zvicra dhe vendet tjera te BE se si dhe OKB nuk e njohin Jerusalemin si kryeqytet?

Imam Mustafa Memeti: Jo, jemi koshient po ashtu edhe konfident, se vendimi i institucioneve kosovare nuk ka të bëj me fe apo edhe statusin e shenjet të Jerusellemit sipas optikës së tri feve monoteiste, por purro gjeostrategjike politike dhe forcimin dhe subjektiviten e saj në arenën ndeöërkonbtare. Kështu që një hap i tillë është ne harmoni dhe kohozion me zhvillimet dhe rrjedhojet.

* Ne Zvicer ka radikalizem fetar e kam fjalen per ate islamik. Nese po shqiptaret sa jane te involvuar ne te? Jane mire te integruar ata? Apo cili do ishte mesazhi juaj si imam, si « ambasador » ne kryeqytetin helvetik drejtuar vellezerve te juaj, atyre shqiptare si nje komunitet me i madh dhe i rendesisishem ne Zvicer

Imam Mustafa Memeti: Po ka radikalizem fetare dhe relativisht edhe nje numer simbolik prej shqiptareve jane prekur nga ky fenomen negativ. Imam Mustafa Memeti: Nëse e bëjm një investigim realitetit tonë këtu në shtetin helvetik, kur është fjala për radikalizimit fetarë tek shqiparet islam, përgjigja ime është relative dhe në asnjë mënyrë nuk mundet mundet të mëhoj, sepse radikalizmi si fenomen negativ si i ka perkur popujt tjerë po ashtu edhe populli i ynë mjerisht nuk i ka shpëtuar këtij fenomini negativ. Larmia islame këtu e ka bërë edhe më vështirë për t’i ikur nga ky fenomen. Eshtë autentike se, Profeti i yni qysh në zanafillë ka shfaqur shqetësimin më të madh, ku i’a ka adresuar radikalizmit dhe fanatizmit dhe gjitha tragjedite që kanë ndodhur gjatë historisë tek muslimanet janë ekzagjiruar nga puritanistet dhe arktikët (radikalët).

Eshtë vështirë të definohet ritmi apo trendi i radikalizimit tek shqiptaret në Zvicër, sepse zakonisht relativizohet por, besojmë se tek struktura tona fetare sot, puritanistët dhe arktikët kanë influncë dhe ndikim të madh, po ashtu ushtrojnë kontrollin në jetën fetare. Në theksë të vecant nëpër institucionet fetare (Xhamia, shoqata dhe badhkësi) në shtetin helvetik të cilat gezojne nën ombrellen demokratike autonomi substanciale dhe ndërlidhet në mënyë konstruktive me lirine e besimit dhe shprehjen e saj.

Po ka radikalizem fetare dhe relativisht edhe nje numer simbolik prej shqiptareve jane prekur nga ky fenomen negativ. Integreimi nuk eshte nje rruge nje drijtimi por dy drejtimash dhe eshte nje numer prej tyre qe nuk pranojne te integrohem per asnje cmim. Nuk duhet t’injorohej se, radikalë me asnjë cmim nuk integrohen ne shoqërien e hapur, sepse frikësohen se duhet të japin dicka dhe marrin, keshtu që decidivet këndërshtojnë procesat integrale.

Ndersa mesazhi i ynë është për t’i evituar gjeneratët e reja radikalizmit fetarë, duhet domosdoshmërisht të mirren si preventiv këto elemente. Sado qe radikalizmi islam nga radhet e shqiptareve eshte i vogel, komuniteti yne duhet te jete vigjilent dhe te distancohen nga keto rryma qe nuk i kontribuojne as fese sone e as kombit tone e hiq e ne hiq integrimit ne nje vend ku merr tere bota shembull per tolerance, siq eshte Zvicra. Faktoret psikosociale, struktarat urbane, indoktrenimi, qendrimi individual fetarë, teorit konspiratve dhe rrjeti social. Nuk duhet të neglizhohet se procesi iradikalizmit tek një person vijne në lojë shumë faktorë; nga ato pikëpamjet idiologjike dhe perceptimi individual i fesë.

Derniers articles