23.1 C
Berne
mercredi 17/07/2024

Gjykata speciale, raportimet e mediave serbe dhe kosovare për arrestime te reja në Kosovë te ish-pjesëtarëve te UCK-së i quan spekulime. Kush po e kërkon kokën Dick Martyt? Ja cfare thonë nga Haga

Hagë, 20 prill -Si zakonisht gjate festave, kur insitucionet nderkombëtare kane pushim, nuk mund te kontaktohet Haga, në disa media serbe dhe kosovare dalin shpesh me Fake News, duke menduar se nuk do te demantohen. Edhe gjate kesaj feste te fundit nga disa media (pashkëve) u raportua se « Gjykata Speciale do të vazhdojë së shpejti me arrestime të reja » në Kosovë. Lidhur me keto paralajemërime gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch ka kërkuar përgjigje nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, te cilet janë përgjigjur shkurt se “nuk kanë asnjë koment meqe ato s’jan gjë me shume se spekulime!”.

Mediat serbe dhe kosovare: Priten arrestime të reja nga gjykata seciale (Očekuju se nova hapšenja po nalogu Specijalnog suda)

Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk ka asnjë koment, rreth ketyre spekulimeve tre mediavew » (“Le Bureau du Procureur Spécialisé n’a aucun commentaire sur les spéculations des médias.”) ka thënë për gazetën Le Canton27.ch Christopher Bennett, zëdhënës i Prokurorisë së Specializuar.

Le Canton27.ch: Që nga krijimi dhe funksionimi i Gjykatës Speciale kemi folur vetëm për arrestime dhe ndjekje penale të shqiptarëve. Specialja eshte gjykate kunder shqiptareve apo per te gjithe ata qe kane bere krime, kur e dime qe Kosova dje ra viktime e Serbise, si sot Ukraina me Rusine.

Zyrtari i speciales nga Haga: Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë juridiksion mbi krimet kundër njerëzimit, krimet e luftës dhe krimet e tjera sipas ligjit të Kosovës, të cilat pretendohet se janë kryer ndërmjet janarit 1998 dhe dhjetorit 2000. (The Kosovo Specialist Chambers has jurisdiction over crimes against humanity, war crimes and other crimes under Kosovo law that were allegedly committed between January 1998 and December 2000) Për të qenë në juridiksionin e gjykatës, krime të tilla duhet gjithashtu të jenë kryer ose filluar në Kosovë ose ose autori ose viktima duhet të kenë qenë nga Kosova ose nga ish Republika Federale e Jugosllavisë. Juridiksioni lëndor përcaktohet më tej duke iu referuar Raportit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës të vitit 2011, në nenin 6 të ligjit.

Le Canton27.ch: Diteve te fundit në mediat zvicerane, ato shqiptare dhe botërore pati një jehonë të madhe plani i sherbimeve swekrete për të vrarë Dik Martin. Sipas ish-senatorit nga Zvicra, “pas këtij atentati fshihen shërbimet sekrete serbe, për t’ua lënë fajin shqiptarëve”. Ju nga Haga, gjykata speciale, çfarë mendoni për kërcënimet serbe ndaj Martit?

Zyrtari i speciales nga Haga: Dhoma e Specializuar e Kosovës është e fokusuar në mandatin e saj për të ofruar procedura të drejta, të pavarura, të paanshme dhe të sigurta dhe nuk mund të komentojë pyetjen tuaj.

Le Canton27.ch: Po Thaçi, Veseli për çfarë arsye u arrestuan, apo pse po mbahen në burg, për “trafikim organesh” apo?

Zyrtari i speciales nga Haga: Në aktakuzë thuhet se Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi janë individualisht penalisht përgjegjës, sipas formave të ndryshme të përgjegjësisë penale për krimet, të cilat janë kryer në kuadër të një konflikti të armatosur jondërkombëtar në Kosovë dhe kanë qenë pjesë e një sulmi të gjerë dhe sistematik.  Në vazhdim te aktakuzës thuhet se krimet e akuzuara janë kryer nga të paktën marsi 1998 deri në shtator 1999 dhe kanë ndodhur në disa lokacione anembanë Kosovës, si dhe në Kukës dhe Cahan, në Shqipërinë e Veriut. Ato dyshohet se janë kryer nga pjesëtarë të UÇK-së kundër qindra civilëve dhe personave që nuk merrnin pjesë në armiqësi.

Derniers articles