Bernë, 29 korrik -Situata në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës përbën një cenim serioz të shtetit të së drejtës ne Shqiperi, shkruan gazeta zvicerane LeCanton27.ch
SPAK te nderhyje urgjent te vej drejtesine ne fsvor te Aerportit ndrrkombetar ne Vlore ndertuar nga kompania zvicerane
Një investim kolosal dhe strategjik me vlerë qindra milionë euro vazhdon të pengohet nga veprime të paligjshme, ndërsa institucionet përgjegjëse nuk kanë ndërmarrë masa efektive për rivendosjen e ligjshmërisë. Lojrat dhe manovrat e ketij vendi me nje aeroport nderkombetar reflektohet negativisht dhe me pasoja te medha si per ekonomine e ketij vedin ashtu edhe per imazhin, cka do tremb dhe pengoj investitoret jo vetem zviceran por edhe ato evropiane duke mos pasur besim ne qeverine ketij vendi, shkruan gazeta zvicerane LeCanton27.ch
Kompania zvicerane Mabco, investitore e projektit në bazë të kontratës koncesionare, ka fituar të gjitha çështjet e shqyrtuara në Gjykatën e Lartë. Megjithatë, pavarësisht vendimeve gjyqësore dhe kallëzimeve të depozituara, situata mbetet e pandryshuar, duke shkaktuar dëme të mëdha financiare, ekonomike dhe reputacionale.
« I bëj thirrje SPAK-ut, Prokurorisë dhe institucioneve përgjegjëse të ndërhyjnë menjëherë, të hetojnë çdo veprim të paligjshëm, të vendosin para përgjegjësisë autorët dhe të garantojnë zbatimin e ligjit… » ka thene humanisti dhe biznesmeni i njohur nderkombetar z. Behgjet Pacolli per gazeten zvicerane LeCaton27.ch.
Aeroporti i Vlorës nuk mund të mbahet peng nga interesa të paligjshme. Çdo ditë vonesë dëmton investimin, ekonominë shqiptare dhe besueshmërinë e Shqipërisë përballë investitorëve të huaj.
Shteti i së drejtës matet me zbatimin e ligjit. Drejtësia duhet të veprojë tani.
