21.2 C
Berne
dimanche 21/07/2024

FIFA dhe UEFA perjashtonë të gjitha klubet ruse nga cdo garë ndërkombëtare

FIFA dhe UEFA pas mbledhjes së fundit që është mbajtur kanë vendosur të përjashtojnë të gjitha klubet dhe Kombëtaren e Rusisë në të gjitha garat. (FIFA/UEFA suspend Russian clubs and national teams from all competitions) thuhet ne dekleraten e FIFA-s dhe UEFA-s derguar gazetës zvicerane Le Canton27.ch 

The decision is effective immediately and covers all existing agreements including the UEFA Champions League, UEFA national team competitions and UEFA EURO 2024.)

Shkaku i pushtimit të Ukrainës, nga shteti i Rusisë, dy shtëpitë e futbollit kanë vendosur të largojnë çdo klub nga garat ndërkombëtare.

Ndërsa, as Rusia si Kombëtare nuk do t’i lejohet pjesëmarrja në Kupën e Botës 2022.

“Pas vendimeve fillestare të miratuara nga Këshilli i FIFA-s dhe Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, të cilat parashikonin miratimin e masave shtesë, FIFA dhe UEFA kanë vendosur sot së bashku që të gjitha ekipet ruse, qofshin ato kombëtare përfaqësuese apo ekipet e klubeve, do të pezullohen nga pjesëmarrja në të dyja. Garat e FIFA-s dhe UEFA-s deri në një njoftim të dytë”.

“Këto vendime janë miratuar sot nga Byroja e Këshillit të FIFA-s dhe Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, përkatësisht organet më të larta vendimmarrëse të të dy institucioneve për çështje të tilla urgjente”.

“Futbolli është plotësisht i bashkuar këtu dhe në solidaritet të plotë me të gjithë njerëzit e prekur në Ukrainë. Të dy presidentët shpresojnë se situata në Ukrainë do të përmirësohet ndjeshëm dhe me shpejtësi, në mënyrë që futbolli të jetë sërish një vektor për unitetin dhe paqen mes njerëzve”, shkruhet në komunikatë.

Përpos kësaj, UEFA dhe FIFA kanë ndërprerë bashkëpunimin e të gjitha klubeve me sponsorin rus, Gazprom

Derniers articles