15.7 C
Berne
jeudi 15/10/2026

Tirana dhe AMFE bashkoi mjeket shqiptare nga Ballkani dhe Evropa ne kongresin e XIII-te

Shkruan: Brunilda CAMI

Tirane, 7 qershor -Kongresi i XIII europian i organizuar nga Federata e Mjekëve Shqiptarë në Europë ka mbledhur në Tiranë, të gjithë ekspertët e shëndetësisë në fusha të ndryshme, njofton nga Tirana gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Mjekë shqiptarë të cilët prej vitesh e ushtrojnë profesionin e tyre në vende të ndryshme të botës poredhe mjek që jetojnë dhe punojnë në Shqipëri janë bërëbashkë për të diskutuar dhe shkëmbyer eksperiencat nëfusha të ndryshme shëndetësore.

Ministrja Ogerta Manastirliu ne klngresin e AMFE: Mjekët shqiptarë në Europë, në përcjelljen e risive shkencore në Shqipëri po japin imyah te mire Shqiperise dhe shqiatreve kudoq e jane

Konferenca dy ditore u zhvillua në bashkëpunim me Qendrën Kombëtarë të Urgjencës Mjeksore, e cilambajti Kongresin e I–rë të saj në nivel ekspertësh.

16 referime nga specialistët prekën tema të ndryshmënga problemet kardiake, deri tek shërbimi i urgjencës.

Në fokus edhe këtë herë ishtë ndikimi i pandemisë sëcovid-19 në sëmundje të ndryshme dhe në sisteminshëndetësor.

Federata e Mjekëve shqiptarë në Europë në bashkëpunim me Qendra Kombëtare UrgjencësMjekësore, në brendësi të konferencës organizoi edhe trajnimin me temë “ Menaxhimi i urgjencave mjekësore” i ndarë në dy pjesë. BLSD (Basic Life Support & Defibrillation) and ASL (Advanced Life Support). Trajnimi u bë nga Dr. Skender Brataj, Dr. Gazmend Berisha, Dr.Aurora Dollenberg, Dr. Juna Hitaj, Dr. Klejdi Cankja, Dr.Alba Xhafaj dhe Inf. IndritJaupaj.

Konferenca u përshendet nga Ministria e Shëndetësisë Shqiptare Ogerta Manastirliu e cila theksoi rolin e mjekëve shqiptarë që punojnë në Europë, në përcjelljen e risive shkencore në Shqipëri.

Pjesë e konferencës u bënë Zv. Ministrja e shëndetësisë Znj Mira Rakacolli, rektori i Universitetit të MjekësisëDr. Arben Gjata, Dr. Skender Brataj drejtor i Qendrës Kombëtare të Urgjencës mjekësore, Dr.Albana Fico drejtuese e Qendrës Spitalore Universitare Nënë TerezaTiranë, Dr. Denis Gjika Drejtor i Qendrës Kombëtaretë akreditimit (ASCKSHSH).

Vec shkëmbimit të eksperiencave mjeksore në Tiranë u themelua edhe dega e Federatës për Shqipërinë me kryetare Dr.Esmeralda Babamusta.

Konferenca e mbajtur në kryeqytetin shqiptar u përshëndet edhe nga pianistia me famë boterore Lule Elezi dhe tenori Kastriot Tusha.

Konferenca e rradhës e mjekëve shqiptarë në europë pritet të mbahet në 23 qershor në Shkup të Maqedonisësë Veriut. Kongresi ne fjale u ndoq pos nga geyateret e njohur Brunilda Cami, Hajriz Mamaj dhe Nefail Maliqi dhe perfaqesues te mediave te shumta shqiptare nga Tirana dhe Prishtina

Pjesmarrës në kongresin e XIII ishin mjekët:

1- Dr. Gazmend Berisha MD PHDc– Drejtor ekzekutivi AMFE Specialist në mjekësinë intensive, paliative & reanimacionit–

2- Dr. Aurora Dollenberg MD PHD– Kryetare e AMFE /Specialiste e Urgjencës, Mjekësisë së Familjes, dhePsikoterapisë–

3-Dr. Adrian Fandi– Specialist i Urgjencës, CEO-“Fandi Clinic”

4-Dr. Juna Hitaj – QKUM

5-Dr. Shk Fatos Olldashi – Shef i shërbimit tëneurokirurgjisë QSUT

6-Mr.Sc.Dr. Bujar Gjikolli – Radiolog Specialist, Klinika e radiologjis QKUK – SHSKUK

7-Dr. Skënder Brataj – Drejtor i Urgjencës KombëtareMjekësore QKUM

8- Prof.ass.Dr. Afrim Shabani-Oftalmolog

9- Dr. Adela Perola – Mjeke Hematologe QSUT Tiranë

10-Dr. Denis Gjika – Drejtor i ASCKSHSH

11-Dr. Fadil Brovina-Specialist I Mjekësisë Interne-Onkologji, Nenkryetar AMFE-

12-Prof.Dr. Lumnie Kqiku – Specialiste e Dentologjisdhe Docente në Universitetin e Graz

13- Znj. Arjetë Nezaj– Psikologe

14-Prof. Dr. Vedat Eljezi – Profesor i Anesteziologjisë

15-Dr. Negjyp Sopa – Gjinekolog/ Specialist iInfertilitetit.

16-Dr. Eda Harizi – Neurologe / Shefe e shërbimit tëNeurologjisë (Durrës)

17-Dr. Naser Ahmeti Specialist i Mjeksisë Interne, (Hamburg)

18-Dr. Drita Bujari Specialiste e Neonatologjis, Pediatre

19-Dr. Ëngjëllushe Hasani – Kardiologe

20-Dr. Viola Fera (Halili) Mjeke ligjore– Instituti iMjekësisë Ligjore Tiranë

21. Alisa Dudumi – Mjeke QKUM

22. Prof. Assc. Ilir Alimehmeti – Universiteti iMjekësisë Tiranë

23. Prof. Dr. Bajram Hysa – Profesor-Universiteti iMjekësisë Tiranë

24. Dr. Klejdi Cankja – Mjekë QKUM

25. Inf. Indrit Jaupaj– QKUM

 

Derniers articles