11.3 C
Berne
vendredi 25/10/2024

Deputeti Perparim Avdili tash edhe kryetar i FDP/PLR ne Zurich

Zurich,  17 maj -Perparip Avdulyli (me origjine nga Maqedonia Veriore, nga Llojani) deputet aktual ne parlamtin  sot  eshte zgjedhur kryetar i Partise Liberale, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Siç thuhet në një komunikatë të kësaj partie, “në mbledhjen e sotme të përgjithshme, anëtarët e FDP-së së qytetit të Cyrihut njëzëri zgjodhën Përparim Avdilin për kryetar të ri të partisë, në nivel të qytetit. Partia është e kënaqur që me Avdilin, ka një pasardhës kompetent dhe tërësisht liberal të presidentit në largim Severin Pfluger”.

«Unë jam mirënjohës për besimin që kanë anëtarët tanë tek unë dhe tani pres me padurim të vazhdoj dhe zgjeroj kursin e suksesshëm të FDP në qytetin tonë. (Ich bin dankbar für das Vertrauen unserer Mitglieder in mich und freue mich nun darauf den Erfolgskurs der FDP in unserer Stadt weiterführen und ausbauen zu dürfen) ka deklaruar deputeti, kryetari i ri i FDP/PLR z.Avdyli per gazeten zvicerane Le Canton27.ch

Edhe presidenti i sapozgjedhur shprehet i kënaqur me zgjedhjen brilante: “Jam mirënjohës për besimin që kanë shprehur anëtarët tanë ndaj meje dhe tani pres me padurim të vazhdoj dhe zgjeroj kursin e suksesshëm të FDP-së në qytetin tonë. Ajo që kërkohet është politika liberale dhe ne jemi të gatshëm të marrim edhe më shumë përgjegjësi që Cyrihu të bëhet më i jetueshëm për të gjitha njerëzit. Është një detyrë nderi të jesh në gjendje të formësosh të ardhmen e FDP-së dhe qytetit të Cyrihut në një mënyrë liberale”.

I njohur si asamblisti i parë me rrënjë shqiptare në Parlamentin e qytetit të Cyrihut, Përparim Avdili është prej disa vitesh i pranishëm në politikën e Cyrihut dhe më gjerë, shkruan albinfo.ch. Ai ka shtyrë me sukses disa nisma parlamentare në asamblenë e qytetit duke treguar kështu një profil prej politikani serioz dhe kompetent.

Avdili është mjaft i njohur si aktivist politik edhe për komunitetin shqiptar të Cyrihut dhe të Zvicrës. Ai është i pranishëm në shumë aktivitete që janë zhvilluar për vite me radhë brenda këtij komuniteti, duke marrë edhe përgjegjësi prej politikani me përcaktime të qarta, si në rrafshin e politikës së partisë së tij, liberale, ashtu dhe në përfaqësimin e interesave të komunitetit shqiptar në Cyrih e më gjerë.

Politika liberale është e kërkuar dhe ne jemi të gatshëm të marrim edhe më shumë përgjegjësi në mënyrë që Cyrihu të bëhet më i jetueshëm për të gjitha llojet e njerëzve. Është një detyrë e nderuar të jesh në gjendje të ndihmosh në formësimin e së ardhmes së FDP-së dhe qytetit të Cyrihut në një mënyrë kaq liberale.

Përparim Avdili është deputet në parlamentin e Cyrihut. Ai ka studiuar drejtimin Banka dhe Financa. Me politikë merret qe nga mosha 20 vjeçare.

 

Derniers articles