28.2 C
Berne
jeudi 18/07/2024

Cfare thuhet në marrëveshjen e vitit 2012 mes Bernës dhe Kosovës për të burgosurit kosovar në Zvicër?

Bernë, 21 dhjetor -Dje ne Prishtinë eshte nenshkruar nje marrëveshje nga ministri i Drejtësisë i Danimarkës Nick Hakkerup dhe ministres së Drejtësisë  e Kosovës Albulena Haxhiu. Marrëveshja bën fjalë për 300 qeli burgu të Kosovës i jepen në shfrytëzim shtetit të Danimarkës, ku të burgosur në këtë shtet do të vuajnë dënimin në Kosovë. Marrveshje te tilla Kosova ka pasur edhe me Zvicrën. Keshut 14 maj te vitit 2012 ne Prishtine ishte nënshkruar marrëveshja mes Prishtinës dhe Bernës  dhe Zvicres për mundesine qe të burgosurit kosovarë në Zvicra, do të vuajnë denimin në Kosovë. Kjo marreveshje ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës është miratuar më 10 shtator 2013, nga  Dhoma Nacionale e Parlamentit të Zvicrës, shkruan gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch 

Se cfare thuhet nga keto marrëveshje mes Kosoves dhe Zvicrës per te burgosurit dhe si ka funksionuar, mund te mesoni si me poshte.

Me konkretisht, ministria e Drejtësisë kosovare dhe Zvicres, permes perfaqesues se saj ne Kosovë, ambasadores zvicerane në Prishtinë me 14 maj 2012 kane nënshkruar marrëveshje të reja bashkëpunimi në sferën e juridikisonit ndërkombëtar, perfshire ketu edhe  “transferimin e personave të burgosur”.

Marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës rreth te burgosurve ne eter?..

Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje, ish- ministri dhe ish-zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi gazetarit te Le Canton27.ch i kishte deklaruar  se  “Marrëveshja në fjalë, nënkupton të gjithë qytetarët e Kosovës të cilët janë të dënuar në Zvicër, mund të vuajnë denimin e tyre në Kosovë dhe anasjelltas. Sheti ynë ka rapoete të mira me shetin mik të Zvicrës , prandaj me këtë marrëveshje ka zgjeruar  edhe më shumë bashkëpunimin mes dy vendeve tona”

Ndërsa, ambasadorja e Konfederatës Helvetike në Kosovë znj. Krystyna Marty Lang, duke vlerësuar raportet e mira me Bernës dhe Prishtnës, ajo ihste shprehur se  « kjo marrëveshje dëshmon bashkëpumimin e mirë mes dy vendeve dhe ka për qëllim rehabilitimin e të burgosurve dhe kryerjen e dënimit në vendin e tyre të origjinës. »

Sipas marrëveshjes ne fjalë, shtetasit e Kosovës, të dënuar në Zvicër duhet të vuajnë dënimin e tyre në Kosovë. E njëjta gjë duhet të vlejë edhe për shtetasit zviceranë që kanë kryer vepra penale në Kosovë, pra, këta duhet të kthehen në Zvicër për të mbajtur burgun. Marrëveshja ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës që rregullon këtë çështje është miratuar (10 shtator 2013) nga Dhoma Nacionale e Parlamentit të Zvicrës. Kjo marrëveshje është miratuar pa debat, me 141 vota pro, asnjë kundër dhe 40 vota të përmbajtura, kryesisht nga Partia Socialdemokrate .

Marrëveshja do të ndihmonte rintegrimin e të burgosurve në rrethin social të tyre. Një i burgosur që ka ambientin e tij familjar dhe kulturor në afërsi, integrohet më lehtë pas vuajtjes së drenimit në atë ambient, thuhet në arsyetimin e Qeverisë Federale.

Ndryshe, ish-Ministrja e Drejtësisë dhe Policise (DFJP) Simonetta Sommaruga atëbote si mintsre i kishte siguruar skeptikët se nuk duhet të frikësohen se në Kosovë mund të ekstradohen të dënuarit në rastet kur atyre atje u kanoset shkelja e të drejtave të njeriut.

Një masë e tillë e propozuar nga ministri i Gjenevës, Pierre Moudet ne vitin 2014 i kishte puhuar gazetarit te Le Canton27.ch se  « kjo iniciative do t’i përfshinte të burgosurit kosovarë në Zvicër, mund të shndërrohet në një shans për t’i përmirësuar kushtet e burgjeve, si dhe për ta zhvilluar sektorit e drejtësisë në Kosovë.. »

Cfare mund te thuhet rreth kesaj marrëveshje, a eshte zbatuar dhe si po funksionon. Lidhur me këte mund te themi se deri ne vitin 2017 asnjë i burgosur kosovar në Zvicër, nuk ka qenë e mundur që të transferohet në Kosovë për ta vuajtur dënimin. Arsyeja ishte, për shkak mospajtimeve të kantoneve, të cilat shprehin shqetësime lidhur me sigurinë e të burgosurve. Sipas burimeve tona, kantonet e Bernës, Schwyz dhe Basel, deri më tani kanë refuzuar katër kërkesa…

Autoritetet nga Berna para kater vitesh kishin deklaruar per redaksine tone se transferimi i të burgosurve për të vuajtur pjesën tjetër të dënimit në vendin e tyre, ka disa avantazhe, duke përfshirë këtu edhe koston më të lirë, pasi sipas tyre në Kosovë kjo kushton dhjetë herë më lirë se sa në Zvicër

Arsyeje për këto refuzime, është shqetësimi për nivelin e sigurisë. Kantonet nuk e kanë të qartë se si do t’i trajtonte Kosova këta të burgosur. Megjithatë, politikanët në qeverinë federale të Zvicrës, kane ftuar kantonet që ta zbatojne marrëveshjen

Derniers articles