Bernë, 20 shtator -Verdiktin e Gjykats speciale per krime ne Kosovë ndak katershes së ish-krereve te UCK-se, Qeveria e Konfederates Helevtike e kane mirëpritur. Në një njoftim nga Berna zyrtare derguar redaksise se gazetes zivicerane ne shqip LeCanton27.ch fillimisht thuhet se » Është e rëndësishme të theksohet se Dhomave të Specializuara të Kosovës (DSO) u krijuan brenda kornizës së procesit legjislativ të vetë Kosovës, gjë që dëshmon për mandatin demokratik të këtij institucioni. »
Afro 200.000 CHF, Zvicra për Gjykatën Speciale në Hagë: Çfarë qëndrimi ka Berna pas verdiktit ndaj ish-krerëve të UÇK-së?
Zvicra merr shënim vendimin e dhënë në rastin që lidhet me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin. Luftimi i pandëshkueshmërisë për krimet më të rënda është një përparësi e politikës së jashtme zvicerane, thuhet ne vazhdim te njoftimit
« Zvicra mbështet punën e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DSO) përmes ndihmës së ndërsjellë ligjore, fushatave të ndërgjegjësimit publik, mbrojtjes ad hoc të dëshmitarëve dhe ekspertizës ligjore. ( » La Suisse soutient le travail des CSK par le biais de l’entraide judiciaire, de la sensibilisation du public, de la protection ad hoc des témoins et de l’expertise juridique… ») ka deklruar sot për gazetën zvicerane ne shqip LeCanton27.ch zyrtari nga MPJ te Zvcres ne Bernë z.Jonas Montani.
Sipa sz.Monani « Puna e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DSO) jep një kontribut të rëndësishëm në këtë luftë dhe në mbrojtjen e të drejtës për drejtësi… »
Ju kutojme se Gjykata Speciale për Kosovën (Dhomat e Specializuara të Kosovës – KSC) financohet nga Bashkimi Evropian dhe nga shtete kontribuese. Sipas vetë KSC-së, shtetet që kanë kontribuar në financimin e saj përfshijnë: Bashkimin Evropian, Zvicrën, SHBA-te, Kanadanë, Norvegjinë, Turqinë..
Zvicra ndihmoi Gjykten spcials ne Hgaë me 181,200 euro
Po, dhe këtu ka një element konkret. Zvicra ka dhënë financim edhe për programin e informimit dhe komunikimit të KSC-së në Kosovë. Për shembull, në vitin 2018 qeveria zvicerane nënshkroi marrëveshje për 181,200 euro për aktivitetet e informimit të KSC-së dhe Prokurorisë Speciale për periudhën 2018–2019.
Raporti vjetor i KSC-së për 2024 thotë gjithashtu se programi i saj i gjerë i Outreach u bë i mundur falë kontributit financiar të vazhdueshëm të Zvicrës.
Financuesi më i madh i Gjykatës Speciale të Kosovës në Hagë është Bashkimi Evropian (BE). Dokumentet zyrtare të KSC-së e përcaktojnë BE-në si “principal provider of funding”, pra financuesin kryesor. Sipas raportit zyrtar të KSC-së, vetëm marrëveshja e pestë e grantit të BE-së për periudhën 15 qershor 2021 – 14 qershor 2023 ishte 103.279.698 euro. Pas BE-së fncuesit m,e te medh nje jane SHBA-të, Zv9cra dhe te tjerat..
