New York, 19 shtator -Gjatë qëndrimit në New York, kryeministri Albin Kurti ka thënë se Qeveria e Kosovës do të ofrojë mbështetje për ish-krerët e UÇK-së në procesin e apelit pas aktgjykimit të shkallës së parë në Hagë, shrkuan gazeta zvicerane në shqip LeCanton27.ch.
Në ditën e parë të qëndrimit në New York, kyrenistri shpztar Abin Kurti zhvilloi një bashkëbisedim frymëzues, « Between Here and Home », me të rinjtë e diasporës shqiptare në Amerikë, organizuar nga tri grupe të të rinjve shqiptaro-amerikanë: ZANI, F’Oda, dhe Columbia University Albanian Society.
Kurti e cilësoi aktgjykimin si “të padrejtë juridikisht dhe moralisht” dhe tha se Qeveria do të bashkëpunojë me aleatët ndërkombëtarë, duke u angazhuar edhe në mbrojtjen e luftës së UÇK-së dhe në dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.
Duke folur para të rinjve të diasporës shqiptare në ShBA, Kurti tha se nevojitet një strategji shtetërore për reagim ndaj vendimit, si në aspektin e ndihmës për ekipet mbrojtëse në instancat e apelit, ashtu edhe në rrafshin diplomatik.
“Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar që të ofrojë mbështetje, në çdo mënyrë dhe me të gjitha mjetet që i ka në dispozicion, me qëllim korrigjimin e verdiktit të Dhomave të Specializuara ndaj ish krerëve të UÇK-së, i cili është i padrejtë juridikisht dhe moralisht dhe i pasaktë historikisht dhe faktikisht. Një dakordim mbi një strategji shtetërore për reagim sa më të përshtatshëm dhe efikas ndaj verdiktit të shkallës së parë, si në ndihmën e ekipeve në instancat e apelit, ashtu edhe në rrafshin diplomatik, është i nevojshëm”, ka thene kryeministri Kurti.
“Do të bashkëpunojmë me aleatët tanë ndërkombëtarë, do të angazhohemi pandërperë në mbrojtjen e luftës sonë çlirimtare përballë propagandave të Serbisë dhe, njëkohësisht, në zbardhjen e masakrave dhe krimeve të tjera të Serbisë në Kosovë, të cilat Beogradi zyrtar, mbi 27 vjet pas përfundimit të luftës, po përpiqet akoma t’i fshehë”.
