8.7 C
Berne
vendredi 11/10/2024

Blerta Sejdija, aktivistja nga Praga që perfaqesoi shqiptaret në seancën e 65-të të Komisionit të OKB-së për statusin e grave

Seanca e fundit e Komisionit për Statusin e Gruas (CSW65) e 65-ta  me radhe nen patronazhin e OKB-së e mbajtur dite me pare, ku ne mesin e qindra delagecioneve dhe personaliteteve boterore, ka marre pjesë edhe e reja nga Kosova Blerta Sejdija, nje aktiviste 21 vjeçare e cila jeton dhe vepron në Pragë të Çekisë, shkruan gazeta zvicerane Le Canton27.ch

Përfaqësuesit e Shteteve Anëtare, entitetet e OKB-së dhe organizatat jo-qeveritare (OJQ) të akredituara nga ECOSOC nga të gjitha rajonet e botës ishin të ftuar të marrin pjesë në seancë.

Shkaku COVID-19 dhe duke marrë parasysh udhëzimet e fundit nga Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara dhe Organizatës Botërore së Shëndetësisë (OBSH), CSW65 u zhvillua në një format hibrid me takime kryesisht virtuale.

Me daten 24 mars Blerta Sejdija, aktivistja 21 vjeçare nga Kosova e cila jeton në Çeki, ishte e ftuar në seancën e 65-të të Komisionit të OKB-së për statusin e grave. Ajo u zgjodh nga Zyra e Qeverisë së Republikës Çeke për të përfaqësuar brezin e ri dhe Çekinë! Në seancë ajo debatua së bashku me mysafirë të tjerë rreth përvojës Çeke të brezit të ri me barazinë gjinore.

Duke konsideruar si prioritet temen e pjesëmarrjes dhe vendimmarrjes e plotë dhe efektive së grave në jetën publike, si dhe eliminimim e dhunës, për arritjen e barazisë gjinore dhe fuqizimin e të gjitha grave dhe vajzave.

Per fund do shtuar se Blerta Sejdija nje diplomate e re synon te jete edhe nje gazetare e ardhshme ne Ceki e cila ka prezentuar me sukses Kosoven dhe shqiptaret ne samitin e NATO-s në Pragë. Blerta, eshte ne perfundim e siper te studimeve, shkencat politike ne Universitetin Karlovi.

Derniers articles