17.9 C
Berne
samedi 20/07/2024

Berna, kosovarëve: Mirësevini në Zvicër si turistë. Por, para se te udhetoni, kujdes, duhet t’i keni parasysh keto gjera me rendesi…

Berne, 31 dhjetor -Më 18 prill te ketij viti Parlamenti Evropian ka miratuar heqjen e regjimit të vizave për Kosovën. Kështu, nga viti i ardhshëm, mbajtësit e pasaportës kosovare do të mund të hyjnë në Bashkimin Evropian dhe në zonën Shengen, ku përfshihet edhe Zvicra, dy herë në vit për 90 ditë pa vizë. Gjithashtu, me heqjen e regjimit të vizave, nga viti 2024, pritet të lehtësohet puna edhe për kompanitë me klientë jashtë vendit, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Berna: Ata që do provojnë të kërkojnë azil, të punojnë apo të qëndrojnë me shumë se 90 ditë, do ndëshkohen

Pas negociatave te fundit te Qeverise se Kosoves me Brukselin dhe si rezultat i luftes kunder korrupcionit dhe krimit te organizuar, me ne fund BE ka mundesuar qe edhe kosovareve nga neser (pas 1 janarit 2024) te udhetojne pa viza ne vendet anetare te BE-se. Kjo mundesi ju ka dhene dhene Zvicra qe nuk eshte anetare e kesaj organizate evropiane. Liberalizimin e vizave e ka pershendetur kreu i Qeverise se Kosoves Albin Kurti.

Se cfare thone nga Berna per liberalizimin e vizave ne Kosove dhe pret një fluks të madh te kosovareve diteve te ardhshme në Zvicër? Autoritetet zvicerane permes gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch kane dhene disa shpjegime, keshilla por edhe verejtje qe duhet pasur parasysh qytetaret nga Kosova para se se te nisen drejt Zvicres. Per gjitha keto, neser mund te mesoni gjeresisht

« Kërkesa për vizë nuk do të hiqet në përgjithësi. Mbajtësit e pasaportës kosovare në të ardhmen do të mund të udhëtojnë në BE pa vizë për maksimum 90 ditë brenda një periudhe 180 ditore. Personat e angazhuar në aktivitete fitimprurëse mbeten subjekt i kërkesës për vizë (shih gjithashtu për këtë temë: Këshilli Federal i jep fund kërkesës për vizë për kosovarët.. » thone fillimisht nga Berna per gazeten zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Sipas autoriteteve helvetike « Bashkëpunimi ndërmjet Zvicrës dhe qeverisë së Kosovës është shumë i mirë. Nëse liberalizimi i vizave vërtet çon për më shumë njerëz që shkojnë në Zvicër për të kërkuar azil në mënyrë jo të duhur, ne supozojmë se do të jemi në gjendje t’i kthejmë shpejt këta njerëz në Kosovë, prandaj duhet të jetë e mundur të kundërshtohet shpejt fillimi i një valë migratore…»

Kosovaret do te deshtojne te fitojne azilin ne Zvicer, sepse Kosova per Zvicren dhe Evropen njihet nje vebd stabil dhe i sigurt me vende te punes, kush don me punu!

Paqja dhe stabilieti ne Kosovë dhe e konsideruar si « vend i sigurt » nga qeveria zvicerane ka pasur efektin, për cka edhe numri azilkeruesve ka rende dukshem. Kjo renie shifet sidomos viteve te fundit, pas ardhjes se qeverise se Albin Kurtit.

Zvicra është një vend i rëndësishëm për diasporën shqiptare (mbi 300 mije albanofone ne Zvicer) jo vetëm për të punuar dhe fituar, por edhe për te ndihmuar familjet e tyre ne vedlindjen si dhe zhvilliin e vendit. Diaspora kosove then rekordin me 1 miliardë euro ka derguar ne vendin e tyre. Nga Zvicra mbi 200 milione CHF, raporton Le Canton27.ch

Kjo është thelbësore për zhvillimin e këtij rajoni të Ballkanit, jo vetëm përmes dërgesës së çokollatës dhe djathit (!), por edhe përmes transmetimit, si shembull, të frymës zvicerane, të demokracisë dhe tolerancës, si dhe modelin e funksionimit të shtetit juridik, aq i nevojshëm për vendet e Ballkanit pas luftës.

Statusi i mbrojtjes S u prezantua në vitin 1998 në përgjigje të lëvizjeve të fluturimit pas luftërave ballkanike. Megjithatë, ai u aktivizua vetëm për herë të parë në Mars 2022 për njerëzit që ikin nga Ukraina. Situata është e krahasueshme me atë të asaj kohe, kur Zvicra në atë kohë po priste tashmë dhjetëra mijëra refugjatë.

Gjatë Luftës së Kosovës, Zvicra ishte një nga vendet kryesore të destinacionit për shkak të madhësisë së diasporës së saj. Për njerëzit që ikin nga lufta në Ukrainë, Zvicra është vetëm një vend destinacion ndër të tjera. Nëse një pjesë e madhe e popullsisë ukrainase do të ikte në Zvicër sa kosovarët në atë kohë, do të kishte mbi një milion njerëz që kërkonin mbrojtje në Zvicër.

Derniers articles