Bernë/Prishtinë, (Nefail Maliqi) -“Rreth 200,000 njerëz me origjinë kosovare jetojnë në Zvicër dhe kontribuojnë në mënyrë aktive në ekonomi, kulturë dhe politikë në vendin tonë. Zvicra sot eshte investitori i dytë më i madh në Kosovë – me më shumë se 480 milionë euro. Zvicra ka ofruar ndihmë thelbësore për Kosovën që nga viti 1998. Ajo deri më tani ka ofruar më shumë se 500 milionë CHF për Kosovën dhe mbetet partneri i tretë bilateral i zhvillimit të Kosovës.. » ka deklaruar ambasadori zviceran ne Kosovë z.Thomas Kolly ne një bisese për gazetën zvicerane në shqip “Le Canton27.ch” dhënë ne prag te zgjedhjeve ne Kosovë me rastin e 12-vjetorit te pavarësisë së Kosovës.
- Z.Ambasador, zgjedhjet në Kosovë jane më 14 shkurt. Cfarë prisni prej tyre? Cili do të ishte mesazhi juaj drejtuar qytetarëve dhe liderëve të Kosovës?
Ambasadori Thomas Kolly: Lidhur me zgjedhjet e 14 shkurtit, ne presim që ato të kryhen në përputhje me legjislacionin ekzistues, si dhe në një mjedis të qetë. Për demokracinë e Kosovës është gjithashtu e rëndësishme që votuesit të shkojnë në qendrat e votimit dhe t’i ushtrojnë të drejtat e tyre. Të dashur bashkatdhetarë, të dashur përfaqësues të diasporës kosovare në Zvicër, unë do të doja t’ju inkurajoja juve, në veçanti anëtarët e brezit të ri, që të mobilizoheni në mënyrë kuptimplote dhe ta ushtroni të drejtën tuaj si qytetar. Unë gjithashtu u bëj thirrje autoriteteve kosovare që t’u përmbahen rreptësisht rregullave që rregullojnë procesin zgjedhor dhe tashmë i nxis deputetët e ardhshëm ta mbështesin në mënyrë aktive procesin e reformës zgjedhore..
I pyetur mbi imazhin e megimtareve ne Zvcër dhe rolin e dispores në Kosovë, ambasadori zviceran z.Thomas Kolly per gazeten zvicerane në shqip “Le Canton27.ch” ka thjene se « Zvicra qe një ndër vendet e para që njohu pavarësinë e Kosovës. Që nga ajo kohë dy vendet tona kanë zhvilluar marrëdhënie shumë të ngushta diplomatike dhe ekonomike dhe përfitojnë nga lidhjet e forta ndërnjerëzore. Rreth 200,000 njerëz me origjinë kosovare jetojnë në Zvicër dhe kontribuojnë në mënyrë aktive në ekonomi, kulturë dhe politikë në Zvicër. Në të njëjtën kohë, remitancat nga anëtarët e diasporës kosovare në Zvicër ndihmojnë në përmirësimin e kushteve të jetesës së shumë familjeve në Kosovë. Falë këtyre investimeve Zvicra është bërë investitori i dytë më i madh në Kosovë – me më shumë se 480 milionë euro.”