Bruksel, 13 shkurt -Depueti dhe kryetari i komunes se Bujanocit Shaip Kamberi së bashku me kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, z.Ragmi Mustafi, i kane derguar dje një letër zyrtarëve të Bashkimit Evropian, Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian, e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke keruar nga komuniteti nderkombëtar që Serbia të heq dorë nga gjuha e Miloshevicit kundër shqiptarëve sespe me gjuhen e urrejtjes ne rend t epare nuk i ndihmon Serbise nese e ka ndermend te hyjne ne BE!, njofton gazeta zvicerane ne shqip « Le Canton27.ch »
Prfaqesuiesti nga lugina e Prehsves permes kesja letre drejtuar zyratreve te larte te bashkjesise nderkombëtare (BE, SHBA dhe OSBE) kane kërkuar të reagojnë ndaj pushtetit në Serbi, lidhur me qëndrimet dhe vendimet tanimë edhe ligjore, në funksion të institucionalizimit dhe legalizimit të gjuhës së urrejtjes dhe raciste ndaj shqiptarëve në përgjithësi, e atyre në Serbi në veçanti.
Në shkresën e përbashkët dërguar Presidentes së BE-së, znj.Ursula Von Der Leyen; Përfaqësuesit të lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, z. Josep Borrell; të dërguarit special të BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd, z.Mirosllav Lajçak; Raportuesit të Parlamentit Evropian për Serbinë, z.Vlladimir Bilcik; Komisarit të Lartë për Drejtat e Njeriut dhe Pakicave të OSBE-së në Hagë, z.Kairat Abdrakhmanov; Shefit të misionit OSBE-së në Serbi, z.Jan Braathu dhe Ambasadorit të SHBA-së në Beograd, z.Anthony Godfrey; nënvizuam se vendimi i fundit i Gjykatës së Lartë në Beograd, me të cilin Ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë, z. Aleksandar Vulin u lirua nga akuza e gjuhës së urrejtjes, intolerancës dhe diskriminimit ndaj shqiptarëve, është precedent i rrezikshëm për minoritetet në Serbi dhe në Ballkanin Perëndimor.
Po ashtu ne leter ne nga Bujanoca drejtuar përfaqësuesve ndërkombëtarë eshte njftuar ne detale se « vendimi i Gjykatës së Lartë i cili nuk e dënon përdorimin e termit joligjor dhe shovinist “šiptar” është po ashtu tregues që gjyqësori në Serbi është nën ndikimin e drejtëpërdrejtë të zyrtarëve qeveritarëve, duke mos zbatuar as Ligjin mbi Ndalimin e Diskriminimit Racor dhe Fetar, që sanksionon ”nxitjen e pabarazisë, urrejtjes dhe intolerancës bazuar në përkatësi racore, kombëtare, fetare, seksuale ose tjetër”.
Në shkresën tonë, shprehëm bindjen tonë se nuk besojmë se Bashkimi Evropian do ta tolerojë një Ministër të Punëve të Brendshëm të një shteti që synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian, të përdorë publikisht dhe zyrtarisht, terminologji fyese dhe raciste ndaj pjesëtarëve të pakicave kombëtare. Në fund, theksuam vlerësimin tonë, se duke e zyrtarizuar dhe institucionalizuar gjuhën e urrejtjes kundër shqiptarëve dhe minoriteteve, përfaqësuesit më të lartë shtetërorë të Republikës së Serbisë, nuk kontribuojnë pozitivisht në procesin e pajtimit, paqes dhe bashkëjetesës në Ballkanin Perëndimor, e aq më pak në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i cili po lehtësohet nga Bashkimi Evropian.